Sinani blindon Vllazninë në vendin e parë Vllaznia komandon e vetme edhe pas javës së 14-të të Kategorisë Superiore, falë fitores në Fier me Apoloninë. Teuta konfirmoi formën e mirë. Te fitorja u kthyen edhe Dinamo e Flamurtari. Të dielën

Vllaznia komandon e vetme edhe pas javës së 14-të të Kategorisë Superiore, falë fitores në Fier me Apoloninë. Teuta konfirmoi formën e mirë. Te fitorja u kthyen edhe Dinamo e Flamurtari. Të dielën luhet derbi Partizani-Tirana
APOLONIA-VLLAZNIA 1-2
Vllaznia konfirmoi formën e shkëlqyer dhe vendin e parë, por trajneri Agim Canaj duhet t’i falet mjeshtërisë e nuhatjes së goleadorit Vioresin Sinani, i cili në rikthimin e tij shënoi brenda 18 minutash dy gola në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Apolonisë vendase. Për skuadrën fierake shkurtoi diferencën Çerçizaj në minutën e 56-të. Me ketë fitore Vllaznia u ngjit në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Sinani në kuotën e 7 golave.
TEUTA-SHKUMBINI 2-0
Edhe Teuta falë golave të talentit beratas Vangjel Mile fitoi 2-0 ndaj Shkumbinit, një kundërshtari direkt për zonën europiane, edhe pse e përfundoi takimin me nëntë lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dushkut dhe Muçollarit. Mile u ndërpre në zonë nga Gallo e Grami, dhe vetë beratasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 24-t. Në të 70’, ish-lojtari i Dinamos realizoi një eurogol. Shkumbini, që e ndjeu mungesën e Rizvanollit pati raste me Gërxhon. Tashmë, Teuta është ngjitur në vendin e tretë me 23 pikë.
DINAMO-BESA 4-2
Dinamo shkarkoi gjithë inatin e grumbulluar në këto javët e fundit, duke fituar 4-2 me Besën në “Selman Stërmasi”, ndërsa Ilir Daja humbi ndaj ish-skuadrës së tij. Senegalezi Diop shënoi me kokë në minutën e 24-t, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Fraksioni i dytë dhuroi pesë gola. Progri barazoi rezultatin në minutën e 54-t, por Ferraj i dha pas tetë minutash lojë kryesimin kampionëve në fuqi. Plaku realizoi me penallti në të 74’, ndërsa po Sabino shënoi golin e katërt të Dinamos në minutën e 77-të. Sulmuesi i Besës, Arbër Abilaliaj realizoi golin e dytë të formacionit të Ilir Dajës në minutën e 88-të.
FLAMURTARI-LUSHNJA 2-0
Edhe pse kishte mungesën e kapitenit Branko Paniç dhe golashënuesit më të mirë Mate Brajkoviç, Flamurtari regjistroi një fitore të rëndësishme ndal Lushnjës (2-0) e duke u ngjitur në vendin e 5-të me 20 pikë. Elhan Galica në të 26’ dhe Ilirjan Çaushaj në të 76’ i dhuruan rezultatin e pestë pozitiv radhazi trajnerit Edmond Liçaj (tre barazime e dy fitore). Lushnjës iu anulua një gol në fund të pjesës së parë.
BYLIS-ELBASANI 1-1
Kapiteni Julian Ahmataj shënoi për Elbasanin në minutën e 65-të (asist i Erbim Fagut), por Bakiu barazoi me penallti në të 89’, duke i dhënë një pikë të çmuar ballshiotëve, në një ndeshje që dukej si e humbur për formacionin e Hysen Dedjes. Bylis me pikën e marë u shkëput me katër pikë nga Apolonia e vendit të 10-të e 8 pikë nga Partizani i vendit të fundit.
PARTIZANI-TIRANA (07.12.2008)
Derbi i kryeqytetit luhet të dielën në “Qemal Stafa”. Te Partizani mendojnë të paktën për një pikë, ndërsa te Tirana kërkojnë fitoren, kur tani me një ndeshje më shumë Vllaznia është pesë pikë më shumë se bardheblutë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14
E shtune, 06.12.2008
TEUTA-SHKUMBINI 2-0
Ndeshje: 37
Fitore: 15
Barazime: 7
Fitore: 15
Golat: 40-41
DINAMO-BESA 4-2
Ndeshje:112
Fitore:64
Barazime:28
Fitore:20
Golat: 186-124
BYLIS-ELBASANI 1-1
Ndeshje: 12
Fitore: 6
Barazime:1
Fitore:5
Golat: 13-18
FLAMURTARI-LUSHNJA 2-0
Ndeshje: 82
Fitore: 33
Barazime:26
Fitore:23
Golat: 112-75
APOLONIA-VLLAZNIA 1-2
Ndeshje: 72
Fitore: 13
Barazime:10
Fitore:49
Golat: 59-141
PARTIZANI-TIRANA, 07.12.2008
Ndeshje: 121
Fitore: 53
Barazime:39
Fitore:39
Golat: 192-151
E Shtune, 06 Dhjetor 2008