Memelli, një “shkelm” krizës; me të, Tirana rigjen golat Skuadra ka ndjerë mungesën e tij në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Në Lushnje për Kupë, tregoi se është në formë

Migen Memelli rikthehet në formacion me Tiranën dukë shënuar një dopietë e duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë në Lushnje. Dopietë e korçarit dhe bardhblutë zhbllokohen e më pas do të shënonin edhe dy gola të tjerë duke hipotekuar një fitore 1—4 me vlera kualifikimi në kuadër të turit të dytë të kupës së Republikës.
Sulmuesi 28-vjeçar ka munguar për Tiranën në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe pa të, vija e parë e sulmit ka hasur vështirësi në rrugën drejt golit. Humbja kundër Teutës dhe barazimi kundër Vllaznisë, të dyja ndeshjet brënda dhe bardhblutë janë detyruar të heqin dorë nga vendi i parë në krye të tabelës së klasifikimit, ndeshje të cilat korçari ka qenë i detyruar ti shohë nga shkallët e tribunës. Memelli duket se është rikthyer në një pikë referimi për skuadrën në sulm dhe në shumë takime këtë kampionat ka qenë ai që ka shënuar duke i dhënë pikë skuadrës. Goli i parë për të me fanellën e 23-herë kampionëve, ishte ai në ndeshjen kundër Teutës në fazën e parë të kampionatit që mori vlera tripikëshe pasi rezultati final i ndeshjes ishte 0-1. Për të vazhduar me gol në Fier apo dhe tripleta kundër Flamurtarit ku sërish golat e shënuar prej tij konvertohen në pikë. Qëndërsulmuesi i Tiranës, ka treguar se në dy takimet e fundit, ka qenë mungesa më e madhe për bardheblutë, pai Tirana ka vuajtur tepër në finalizim ndonëse loja apo rastet nuk kanë munguar.
Vazhdon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit edhe pse ndjen presionin e golashënuesve të tjerë që kanë arritur ta barazojnë në kuotën e 6 golave. Memelli ka munguar për Tiranën në dy javët e fundit të kampionatit si pasojë e një dëmtimi muskular dhe rikthimi në ndeshjen me Lushnjen me dy gola, duket se është një sinjal pozitiv për repartin ofensiv në prag të ndeshjes derbi kundër Partizanit.
Në fillim të sezonit dilema më e madhe e trajnerit Slishkoviç, ishte reparti ofensiv, ku në dispozicion të kroatit ishin vetëm dy sulmues të njëjtë për nga karakteristikat, Memelli dhe Xhafaj. Në javët e para të kampionatit, Tirana funsksionoi në mënyrën më të mirë duke u pozicionuar e para në krye të tabelës së klasifikimit e duke u shkëputur nga ndjekëset. Dyshja e sulmit funksiononte dhe gjërat ishin në rrjedhën e duhur. Rezultat negative të javëve të fundit kushtëzuan trajnerin të ndryshonte në modulin e lojës duke preferuar vetëm një sulmues të vetëm në vijën e parë të sulmit. Xhafaj po kalon një moment jo (1 gol të shënuar në 14 javë kampionat) te bardhblutë dhe Memelli ka arritur të përshtatet më së miri me lojën e 23-herë kampionëve. Sulmuesi i ardhur në verë te Tirana nga Gais i Suedisë duket se do të jetë arma më e fortë në takimin e rradhës në kampionat ku nuk lejohen më rezultate negative.
Partizani-Tirana - Memelli do të kërkojë të rikthejë Tiranën në krye të klasifikimit dhe të rikthehet më gol këtë rradhë në kampionat për t’u rikthyer i vetëm në krye të tabelës së golashënuesve.
Burimi: Gazeta Sportive "Sport Ekspres"
E Premte, 05 Dhjetor 2008