Degjuam krisma

Ligji duhet te funksionoje njesoj per te gjithe edhe per djalin e Artes edhe per djalin e Hamitit edhe per djalin e secilit prej xhahileve qe ende sot rendojne mbi te sotmen e te ardhmen tone si per djemte e secilit prej prinderve shqiptare qe kane fatin e keq te perballen me ligjin ne te njejtat rrethana. Sot pas 20 e ca vjetesh drejtesia shqiptare nuk mund te sillet si ne kohen e Tao-Taove.
Nga Gent Strazimiri
Dikur ne kohen e rinise se brezit tim bordurave te Tiranes teksa ne xhiron e madhe sodisnim te vetmet makina qe kishin ekskluzivitetin e qarkullimit Benz-at e Byrose Politike Gaz-in e Deges dhe Fiat-et me perde te Sigurimit shkembenim batutat e filmave qe ende sot te bejne te qeshesh
Degjuam krisma
Kush ka degjuar krisma .
E shikoni pra qe krisma nuk ka patur Por edhe nese ka patur ato kane qene diku larg
Ne fakt me e rende se batuta e filmit ishte heshtja qe vinte pas saj.
Ishte menyra e kohes per te shprehur refuzimin ndaj arrogances felliqesise perversitetit krimit qe sundimi i xhahileve te Bllokut manifestonte cdo dite me injorance e vendosmeri gjithnje e me te madhe sa me shume behej evidente se ky popull po varferohej percudnohej skllaverohej ne emer te padrejtesise dhe idhujve te rreme.
Por kjo ndodhte ketu e 20 e ca vjet me pare diku ne agun e viteve 90
Sot 20 e ca vjet me pas krismat ne mes te Tiranes ne afersi te ish-Bllokut i degjuam te gjithe I degjoi edhe Policia e Shtetit e cila kreu detyren sipas ligjit
E keqja eshte se ne krye te 24 oreve Drejtesia na ktheu te gjitheve te njejten pergjigje te vjeter Krisma nuk ka patur por edhe nese ka patur ato kane qene diku larg cka te kujton te njejten arrogance prepotence ne emer te felliqesise perversitetit krimit te sundimit te xhahileve te Bllokut
Ndryshimi me 20 e ca vjet me pare eshte se asnje prej nesh nuk ka me nder mend te heshte Ligji duhet te funksionoje njesoj per te gjithe edhe per djalin e Artes edhe per djalin e Hamitit edhe per djalin e secilit prej xhahileve qe ende sot rendojne mbi te sotmen e te ardhmen tone si per djemte e secilit prej prinderve shqiptare qe kane fatin e keq te perballen me ligjin ne te njejtat rrethana. Sot pas 20 e ca vjetesh drejtesia shqiptare nuk mund te sillet si ne kohen e Tao-Taove.
NOA