Qeveri koalicioni apo gjitheperfshirese

Ende pa u permbyllur procesi zgjedhor i 12 dhjetorit disa nga partite pjesemarrese kerkojne qe Kosova te pergatitet per zgjedhje te reja pasi qe procesi aktual sipas tyre ishte i parregullt dhe i lenduar.
Formimi i institucioneve te reja ne Kosove shihet si sfide si ne kuptimin e arritjes se koalicioneve e marreveshjeve politike ashtu edhe nga aspekti i legjitimitetit.
Rivotimet e 9 janarit sic edhe eshte pritur nuk kane ndryshuar shume rezultatet e para preliminare te publikuara me 13 dhjetor.
Sidoqofte per Partine Demokratike te Kosoves i gjithe procesi perfshire edhe rivotimet vleresohet se i ka permbushur standardet demokratike.
Kurse shqetesimet e analisteve dhe disa partive politike rreth formimit te qeverise se ardhshme per PDK-ne nuk qendrojne. Memli Krasniqi nga PDK-ja thote se formimi i qeverise do te jete brenga me e vogel per PDK-ne sapo te perfundoje i gjithe procesi zgjedhor.
Problemi me i vogel qe e ka PDK-ja eshte qe ti beje numrat ne Kuvendin e Kosoves per ta krijuar nje qeveri te re.
Pa dyshim se do te presim qe edhe ne komunen e Mitrovices te hiqen dyshimet dhe shqetesimet qe mund ti kete ndokush ne menyre qe ta kemi nje rezultat perfundimtar te certifikuar dhe pastaj do te bindeni te gjithe se do te kete me kohe nje qeveri te re per nje kohe rekord. Problemi me i vogel qe e ka PDK-ja eshte qe ti beje numrat ne Kuvendin e Kosoves per ta krijuar nje qeveri te re thote Krasniqi.
Me gjithe optimizmin e PDK-se ankesat e subjekteve politike kane arritur ne ate shkalle sa kontestohet legjitimiteti i gjithe procesit. Lidhja Demokratike e Kosoves insiston qe vendi te shkoje ne zgjedhje te reja gjate vjeshtes duke krijuar paraprakisht nje qeveri gjitheperfshirese. Arben Gashi nga Kryesia e LDK-se thote se kjo qeveri gjitheperfshirese do ti arrinte konsensuset e nevojshme politike ne menyre qe reformat te prekin gjithe procesin zgjedhor per ti evidentuar dhe evituar parregullsite per te ardhmen. Duhet te jete nje qeverisje e cila duhet ti perfshije te gjithe...
Ne mendojme qe duhet te krijojme nje gjendje politike ku do te kemi nje perfaqesim gjitheperfshires derisa te vije nje moment kur institucionet e Kosoves te jene gjitheperfshirese. Duhet te jete nje qeverisje e cila duhet ti perfshije te gjithe ne menyre qe te gjithe te jene pjese e procesit per hartimin e ligjit te ri per zgjedhjet ose per ndryshimin ligjit te zgjedhjeve. Gjithashtu duhet te krijohen kushtet e barabarta qe ne zgjedhjet e ardhshme te cilat do te duhej te mbaheshin ne vjeshte te ishin te gjithe te barabarte dhe ne menyre te barabarte qytetaret te vendosnin per preferencat e tyre politike - shprehet Gashi.
Votimet e 12 dhjetorit si edhe rivotimet e 9 janarit per Aleancen per Ardhmerine e Kosoves nenkuptojne nje lendim serioz te te gjithe procesit zgjedhor.
Burim Ramadani sekretar i pergjithshem i AAK-se thote se legjitimiteti i institucioneve eshte cenuar shume nga parregullsite e zgjedhjeve dhe beson se vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te lira sa me shpejt qe te jete e mundur.
Eumlshte veshtire te paramendohet se do te kete institucione me mandat katervjecar nga keto zgjedhje. Ne duhet te ndertojme konsensus qe te fillojme menjehere punen qe te ndertojme nje sistem tjeter zgjedhor dhe ne mundesine e pare qe do te kemi si Kosove te futemi menjehere ne zgjedhje sepse keto zgjedhje vertet nuk mund te japin institucione legjitime. Do te thote se eshte veshtire te paramendohet se do te kete institucione me mandat katervjecar nga keto zgjedhje - thekson Ramadani.
Nderkohe Aleanca Kosova e Re perkatesisht Koalicioni per Kosoven e Re pozicionin e vet ne raport me institucionet e ardhshme e nderlidh me permbylljen e procesit zgjedhor dhe publikimin e rezultateve zyrtare.
Zevendeskryetarja e AKR-se Mimoza Kusari-Lila thote se Koalicioni per Kosoven e Re ndonese ka shprehur shqetesime per vonesa ne kete proces zgjedhor eshte ne pritje te rezultateve zyrtare.
Koalicioni per Kosove te Re ka thene se do ti diskutoje te gjitha por pasi te kemi nje permbyllje te procesit zgjedhor dhe certifikim te rezultateve. Pa nje permbyllje te ketij procesi dhe pa rezultatet zyrtare Koalicioni per Kosoven e Re nuk ka dhene asnje shenje lidhur me krijimin e institucioneve ose nuk ka hapur diskutime lidhur me mundesine e krijimit te institucioneve dhe hyrjes ne ndonje koalicion qeverises - thote Kusari-Lila.
Pozicionin e vet ne raport me institucionet e ardhshme perkatesisht me qeverine e ka qartesuar edhe levizja Vetevendosje e cila eshte percaktuar per opozite. Procesi zgjedhor nuk eshte permbyllur ende pasi qe tani priten edhe rivotimet ne Mitrovice. Analistet kane parashikuar vonesa te theksuara ne formimin e qeverise marre parasysh pozicionet e partive politike te cilat ose e kontestojne gjithe procesin zgjedhor ose edhe hezitojne te perfshihen ne nje koalicion te ardhshem duke mos besuar ne qendrueshmerine dhe mandatin katervjecar te qeverise se ardhshme.