E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Ratzinger Liria fetare e kercenuar si nga Lindja dhe nga Perendimi

Edukimi seksual e toleranca demtojne dinjitetin e Homos religiousus

Vatikan - Me date 10 janar 2011 u zhvillua ne Vatikan takimi zyrtar midis Papa Ratzinger Benedikti XVI e perfaqesuesve diplomatike te shteteve te ndryshme prane Selise se Shenjte. Eumlshte ky nje event tradicional i pritshem cdo fillim viti ku shkembehen urimet e ndersjella per vitin e sapohyre dhe evidentohet roli e impenjimet e Kishes Katolike ne panoramen e komunitetit nderkombetar. Fjalimin e tij Papa Ratzinger e bazoi totalisht ne konceptin e lirise fetare duke e quajtur rruga kryesore per ndertimi e paqes. Paqja ndertohet e ruhet - thote ai - vetem kur njeriu lirisht kerkon e i sherben Zotit ne zemren e tij ne jeten e tij e ne marredheniet me te tjeret.

Ambasadoreve te pranishem Papa Benedikti XVI u terheq vemendjen te kthejne syte prapa ne realitetin e shteteve qe perfaqesojne por dhe gjithe boten perreth e te kuptojne se si liria fetare shpesh kufizohet e mohohet. Kjo - thote ai - eshte nje plage e hapur kunder dinjitetit e lirise se Homos religiousus.

Papa Ratzinger nuk kurseu fjalet ne mbrojtje te krishtereve ne Lindjen e Mesme dhe dhimbjen e tij kur sheh se si situata aktuale po i detyron te largohen nga vendi ku baballaret e tyre kane jetuar prej shume shekujsh. Ai rinovon thirrjen e tij ndaj autoriteteve te larta islamike per te operuar e garantuar nje jete te sigurt per qytetaret kristiane ne nje shoqeri ku kontribuojne e jane pjesetare me te drejta te plota. Duhet ta themi perseri -shprehet ai. - Te krishteret jane qytetare autentike e origjinale te denje per atdheun e tyre e per detyrimet e tyre kombetare. Eumlshte natyrale qe ata duhet te gezojne te gjitha te drejtat e qytetarise lirise se koshiences e te kultit lirise se shkollimit edukimit e te drejtes se perdorimit te mjeteve te informacionit.

Mjaft kritik eshte mendimi i kreut te Kishes Katolike ndaj Perendimit e vendeve te zhvilluara ku sipas tij i kushtohet mjaft rendesi pluralizmit e tolerances e lihet menjane besimi fetar. Tentohet te konsiderohet cdo besim fetar si nje faktor pa rendesi larg shoqerise moderne e kerkohet me cdo mjet te ndalohet influenca e tyre ne jeten sociale. Duke kujtuar debatet mbi ligjin e abortit e te drejtes se jetes Papa Ratzinger thekson mbi rendesine e vendosjes se simboleve katolike kryqi ne vendet publike e pergezon vecanerisht qeverine italiane e Patriarkun e Moskes per manifestimin e tyre te hapur ne mbrojtje te ketyre simboleve si mbajtes te vlerave universale fetare.

Sipas Papa Benediktit XVI sot mesimi ne shkolle i edukates seksuale e civile per mjaft vende te Evropes perfaqeson nje rrezik te madh per lirine fetare. Vazhdoj reflektimin tim - thote ai - i cili nuk mund te kaloje ne heshtje ndaj nje rreziku tjeter qe po kercenon lirine fetare te familjeve ne mjaft vende te Evropes atje ku eshte vendosur pjesemarrja e kurseve te edukimit seksual e civil qe transmetojne kuptimin neutral te jetes e njeriut por qe ne realitet reflektojne nje antropologji te kundert ndaj fese e arsyes.

Ne mbyllje te fjales se tij Papa Ratzinger permendi figuren e Nene Terezes duke e quajtur emblematike e shembull qe i demonstron botes se si impenjimi qe lind nga besimi eshte bamirsjelles per te gjithe shoqerine.

Edukata seksuale ne Evrope

Perhapja e AIDS-it si dhe e disa semundjeve te tjera te transmetueshme seksualisht ka bere qe mjaft vende te Evropes te fusin ne programin e tyre shkollor lenden e edukimit seksual. Ne Angli e Uells lenda e edukates seksuale nuk eshte e detyrueshme dhe eshte e drejta e prinderve te vendosin ose jo frekuentimin e saj nga femijet e tyre. Ne Skoci programi kryesor i edukates seksuale quhet Respekt i shendoshe dhe bazohet kryesisht ne aspektet riprodhuese e biologjike por dhe ne ato humane e emocionale. I papranuar nga shkollat katolike beri qe qeveria skoceze te pergatise nje tjeter perkatesisht te quajtur Call to love ku inkurajohet kryerja e aktit seksual pas marteses. Ne France edukata seksuale eshte pjese e programit shkollor qe nga viti 1973 e perfshin edhe shperndarjen e prezervativeve per nxenesit e viteve te treta e te katerta te shkolles se mesme. Dhe ne Gjermani edukata seksuale eshte pjese e shkolles qe ne vitin 1970 e shoqeruar me nje propagande te mire informative e mediatike. Ne Holande ne fund te viteve lsquo80 qeveria sponsorizoi programin Dashuri per gjithe jeten me synimin e dhenies se informacioneve te nevojshme mbi edukaten shendetesor e seksuale. Ne Suedi qe ne te hershmin vit 1953 programet mesimore qysh klasat e para fillore kane nisur te trajtojne argumente per edukaten seksuale. Ne Finlande per cdo femije qe mbush moshen 15 vjec shperndahet nje kit informativ me libra video prezervativ e ta gjitha informacionet per nje edukate seksuale te shendoshe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›