Jakup Krasniqi rizgjidhet kryetar i Kuvendit te Kosoves

Kuvendi i Kosoves me shumice votash zgjodhi kryetarin e parlamentit. Jakup Krasniqi nga PDK do ta udheheqe Kuvendin edhe per nje mandat. Zoti Krasniqi mori 90 vota pro ndersa 17 votuan kunder 13 te tjere abstenuan.
Ju siguroj juve dhe qytetareve te Republikes se Kosoves qe gjithcka ne Kuvendin e Kosoves do te jete mbi bazen e Kushtetutes dhe rregullores se punes se Kuvendit deklaroi Jakup Krasniqi.
Kunder zotit Krasniqi per kryetar Kuvendi votuan te gjithe deputetet e levizjes Vetevendosja. Ata para se te votohej per kryetar te Kuvendit dhe kryesine bene betimin por para vetes secili deputet kishte nga nje flamur kombetar shqiptar. Njeri nga anetaret e levizjes Vetevendosja Visar Ymeri pas seances konstitutive paraqiti qendrimin e Vetevendosjes se pse votuan kunder Jakup Krasniqit per kryetar kuvendi.
Jakup Krasniqi e ka pranuar planin e Marti Ahtisarit dhe si kryetar i Kuvendit te kaluar te Kosoves i ka kontrabanduar simbolet e Kosoves qe e mohojne teresisht historine dhe perkatesine kombetare te shumices ne Kosove tha Visar Ymeri.
Limaj nuk do te jete pjese e qeverise Thaci
Sidoqofte tash per tash akoma nuk dihet se kur do te zgjidhet edhe qeveria dhe presidenti i vendit. Per seancen e radhes tash vendos kryesia e re. I vetmi kandidat deri tani i nominuar per president te Kosoves eshte kryetari i AKR-se Behxhet Pacolli ndersa per kryeminister Hashim Thaci qe te dy si pjese e marreveshjes se koalicionit ndermjet tyre dhe pakicave kombetare. Tri partite shqiptare qe do te mbesin ne opizite LDK-ja AAK-ja dhe Levizja Vetevendosja u deklaruan se ato nuk do te votojne per koalicionin qeveritar me kryeminister Hashim Thacin dhe as kandidatin per president Behxhet Pacollin. Para se te filloje seanca konstitutive e parlamentit njeri nga ish-ministrat e PDK-se Fatmir Limaj i cili po hetohet nga misioni EULEX per korrupsion deklaroi se megjithese ai eshte njeriu i dyte me i votuar ne partine e tij nuk do te jete pjese e qeverise Thaci.
Apeloj te te gjithe ata qe jane nen hetime dhe qe dine qe jane nen hetime te mos e ngarkojne te ardhmen e ketij vendi por le te lejojne organet e drejtesise ta kryejne punen e tyre. Shembulli im te perdoret nga te gjithe thote Fatmir Limaj.
Gjate kohes kur mbahej seanca konstituive e Parlamentit te Kosoves disa organzata joqeveritare protestuan para Kuvendit duke kerkuar nga deputetet qe te zgjedhin nje qeveri me sic thane ata duar te pastra dhe ne krye te shtetit te zgjedhin figura kredibile. Ata thone se Kosova nuk duhet te jete me ne faqet e para te mediave nderkombetare per korrupsion dhe krim te organizuar sepse kjo po e demton rende imazhin e Kosoves.
Autor Bekim Shehu/Prishtine
Redaktoi Auron Dodi