E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejvid Mojes eshte trajneri i ri i Mancester Junajtid

Dejvid Mojes ka fituar konkurrencën për të marrë detyrën e vështirë si pasardhës i Sër Aleks Fergusonit tek Mançester Junajtid.
Një skocez zëvendëson një tjetër në klubin më të madh anglez, po ashtu si Bill Shenkli ishte skocezi i Livepulit të madh të dikurshëm.
Mojes, ende trajner i Evertonit, firmosi një kontratë 6-vjeçare duke i dhënë fund çdo spekullimi, ndërsa Zhoze Murinjo apo Jurgen Klop shiheshin gjithashtu si kandidatë për stolin në “Old Traford”.
Ai do të ketë detyrën e vështirë që të ecë në gjurmët e një njeriu që drejtoi Mançester Junajtid për 26 vjet e 6 muaj dhe që fitoi 38 trofe aty, përfshi 13 tituj kampion dhe 2 Champions.
Mojes drejton Evertonin prej 11 vitesh, sipas traditës më të mirë angleze dhe ndoshta kjo ka qenë një arsye e fortë që ka bindur bordin e Junajtid për ta bërë pasardhës të Sër Aleksit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›