E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa e kombetares shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të hyjë për herë të parë mes 30 ekipeve më të mirë të botës.
Kjo, nëse arrin sukses në ndeshjen ndaj Norvegjisë në 7 qershor në Tiranë, për eleminatoret e kampionatit botëror.
Kuqezinjtë ndodhen aktualisht në vendin e 43-të, një rekord i ri pas vendit të 48-të një muaj më parë, por përballja me nordikët do të jetë si një thikë me dy presa.
Kjo, pasi mund të na ngjisë lart ose mund të na zbresë në vend të 80-të, një pozicion ku kemi qenë më parë, por që nuk na duket aspak familjar në ditët e sotme.
Ndërkaq, dështon plani për një miqësore me Turqinë dhe për një grumbullim në Zvicër në prag të ndeshjes ndaj norvegjezëve.
Ekipi kombëtar do të grumbullohet në 29 maj për t’u përgatitur për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Një sukses ndaj Norvegjisë do të na afronte shumë me kualifikimin për në Botërorin e vitit 2014, por edhe barazimi do të na linte në lojë.
Në këtë ndeshje nuk luajnë Cana, Lila dhe Roshi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›