E Martë, 3 Nëntor 2026

Dekalogu absurd i Ten Hag për lojtarët e Manchester United

Manchester United rifillon me Erik ten Hag. Trajneri holandez dëshiron të rikthejë ‘Djajtë e Kuq’ në lavdinë e dikurshme dhe rruga drejt suksesit kalon edhe nga sakrifica dhe disa rregulla strikte që duhen zbatuar në dhomat e zhveshjes. Disa mund të jenë të dukshme, por jo për 53-vjeçarin nga Haaksbergen: vonesat nuk lejohen, por mbi të gjitha ndalimi absolut i konsumimit të pijeve alkoolike nëse luhet gjatë javës.

Në temën e vonesave, momenti në të cilin, janarin e kaluar, Ten Hag u dha lojtarëve të tij një pastrues akulli në mënyrë që, në një ditë veçanërisht të ftohtë, ata të pastronin xhamin e përparmë në kohë dhe të shkonin në shtrat herët, u bë i famshëm në të gjithë vendin. Vetë holandezi i këshillon me forcë lojtarët e tij që të mos kenë kuzhinierë personalë dhe zakonisht kontrollon masën trupore të lojtarëve të tij me kujdes obsesiv dhe javor përmes teknologjive specifike në stërvitje dhe paisjeve të aplikuara për të monitoruar hidratimin dhe nivelet e glukozës.

Por kjo nuk është e gjitha: trajneri holandez i Manchester United ka vendosur rregulla të reja për sezonin 2023/24. Në fakt, për të krijuar grupin, ai ndaloi përdorimin e celularëve gjatë vakteve të ekipit. Përveç kësaj, gjatë kampit stërvitor ose në ditët e ndeshjeve, lojtarët do të duhet të hanë mëngjes së bashku. Madje është hartuar një kod veshjeje për turneun në Shtetet e Bashkuara: lojtarët marrin një email se çfarë duhet të veshin për ditën tjetër, duke përfshirë çorape (të zeza ose të bardha në varësi të rastit).

Një tjetër kërkesë e veçantë e trajnerit holandez ka të bëjë me aktivitetet e marketingut dhe reklamimit të lojtarëve të tij: për këtë lloj aktiviteti lejohen maksimumi dy ditë, jo tre, për të rikuperuar energjitë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›