E Martë, 3 Nëntor 2026

U kapën duke transportuar 992 kg kanabis drejt Italisë në gusht të 2022, SPAK çon për gjykim 4 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet në lidhje me trafikimin e 992 kilogramë kanabis drejt Italisë në gusht të vitit të kaluar, ndërsa  ka çuar për hetim 4 personat e pandehur.

Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi akuzohen për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se më datë 07 gusht 2022, të katër këta persona, nëpërmjet varkave me vela, kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e sasisë prej 153 pako, me peshë totale 992 kg kanabis.

Lënda narkotike u kalua nëpër 4 varka të ndryshme të quajtura “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” dhe “Gjiri i Arushës” që e transportuan drejt një veliere që i priste në det të hapur. Rreth 13.4 milje nga bregu, ata kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e kanabisit tek varka tjetër e quajtur “Scarabeo”.

Ky mjet lundrues, u sekuestrua nga shërbimet policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të tij u gjet sasia prej 992 kg kanabis, e trafikuar, si dhe u arrestuan edhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e varkës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›