E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata, Berisha: Rezultatin për Tiranën e nxjerrin institucionet ligjore- Rama shpalli fitoren pa u numëruar të gjitha votat

21-05-2011 / Gazeta 55

LSI: Opozita të heqë dorë nga retorika destruktive, të respektojë deri në fund procesin zgjedhor


Andis Harasani: Zgjedhjet vendore të 8 majit, ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë


UPDATE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha në deklarim publik nga selia e Kryeministrisë tha sot se me durim dhe qytetari, shqiptarët të presin nga shteti ligjor rezultatin përfundimtar të garës për Tiranën. “Zgjedhjet në Shqipëri dhe në çdo vend të qytetëruar janë çështje e shtetit ligjor, janë testi dhe prova e funksionimit të këtij shteti dhe institucioneve të tij. Shteti ligjor dhe institucionet e tij do të garantojnë zgjidhjen më të drejtë”- ka garantuar kryeministri Sali Berisha. Ai iu referua kundërshtarit politik dhe kandidatit për kreun e Bashkisë së Tiranës, se donte të shpallte fitoren pa numëruar gjithë votat e qyetarve shqiptarë. “Zoti Rama kryesonte garën me 10 vota, pa u numëruar ende të gjitha votat, detyrim që rrjedh nga Kushtetuta, kur zoti Basha mund të jetë mbi 70 vota para. Do bëja thirrje që të kontribuohet për procesin si interesi më i mirë i cili është një proces me rezultat të ngushtë por plotësisht i mundshëm për tu qartësuar deri në votën e fundit, si dhe për tu bërë transparencë për çdo votë dhe për të nxjerrë në dritën e diellit rezultatin përfundimtar. Kjo është një situatë e cila përsëritet shumë rrallë, por ligjet dhe institucionet i kanë të gjitha mundësitë për të dhënë zgjidhjen ligjore”- deklaroi Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se kjo kohë do kapërcehet më sukses dhe jashtë çdo lloj presioni, pasi rruga e vetme dhe e sigurt për t’i dhënë zgjidhje më të mirë dhe ligjore kësaj gare kaq të ngushtë është vetëm ligji. Në përfundim ai falënderoi miqtë e Shqipërisë, ndërkombëtarët dhe vëzhguesit që siç tha Kryeministri Berisha gjatë zgjedhjeve të 8 majit kanë bërë një vëzhgim të imtësishëm dhe të kujdesshëm të gjithë procesit zgjedhor.


Andis Harasani: Zgjedhjet vendore të 8 majit, ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë


“E vetmja gjë pozitive që kam vënë re në këtë proces, për mua ishte fushata e Lulzim Bashës. Ishte e qetë dhe evropiane. Ndërsa për herë të parë dhe këtu ndoshta jam subjektiv, fushata e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk më pëlqeu. Dikur fushatat e tij kanë qenë vërtet moderne për Shqipërinë, plot ide dhe fantazi. Ramën e kanë kopjuar vazhdimisht kundërshtarët, por kësaj radhe ai ishte nën nivelin e tij”

“Zgjedhjet e 8 majit ishin një nga proceset më të mira të zhvilluara deri tani në vendin tonë”. Kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, duke iu referuar rezultatit të ngushtë në shumë bashki apo komuna kur thekson në një intervistë për revistën Klan se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe kanë arritur standardet demokratike, por gjithsesi në këndvështrimin e deputetit të selisë roze për aq kohë sa në vendin tonë të ekzistojnë politikanë dhe votues me mendësi të vjetëruara Shqipëria, do të jetë larg Evropës. “Përpara se të flitet për fitues dhe humbës në këto zgjedhje, duhet nënvizuar se procesi që po lemë pas është një nga më të mirët e zhvilluar deri më tani. Më i miri. Fakti që ka një numër komunash dhe bashkish në të cilat fituesi dhe humbësi ndahen me tre apo katër vota, është një tregues shumë i fortë se procesi ka qenë i hapur dhe demokratik. Zgjedhjet ishin transparente, të ndershme dhe demokratike, duke arritur standardet demokratike por sidoqoftë ato janë zhvilluar përsëri në kontekstin shqiptar ku operojnë votues dhe politikanë me mendësi ende të ndryshme nga ato të vendeve të zhvilluara europiane”. Unë do të preferoja t’i referohesha deklaratës së Misionit të Vëzhguesve ndërkombëtarë që dhanë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet dhe të mos bëhesha pjesë e vlerësimeve folklorike; sepse për shqiptarët ka rëndësi vlerësimi i “arbitrit” ndërkombëtar dhe jo se çmendojnë “lojtarët” shqiptare që duan të sillen edhe si “arbitër” dhe si “lojtar”. Në këndvështrimin e deputetit të selisë rozë Andis Harasani Partia Socialiste hyri në këto zgjedhje pa një program qeverisës ndryshe nga ajo Demokratike. Kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, vlerëson Harasani i ofroi qytetarëve një fushatë të qetë dhe evropiane në kundërshtim me fushatën e Edi Ramës dhe kjo e dha rezultatin e saj në formësimin e hartës elektorale ku koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, thelloi diferencën në vota. “Partia ime, në strategjinë e saj elektorale sërish nuk kuptoi se nuk i duhet një komunë këtu dhe një njollë e kuqe aty me tutje. Nuk arriti të kuptojë përsëri se nuk ndërtohet një hartë fitimtare elektorale pa ndërtuar më parë një program shprese dhe besimi se kur të vijë opozita në pushtet do të punojë më mirë se pozita e sotme. E vetmja gjë pozitive që kam vënë re në këtë proces, për mua ishte fushata e Lulzim Bashës. Ishte e qetë dhe evropiane. Ndërsa për herë të parë dhe këtu ndoshta jam subjektiv, fushata e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk më pëlqeu. Dikur fushatat e tij kanë qenë vërtet moderne për Shqipërinë, plot ide dhe fantazi. Ramën e kanë kopjuar vazhdimisht kundërshtarët, por kësaj radhe ai ishte nën nivelin e tij. PS-ja hyri në këto zgjedhje me premtimin se do ti kthente ato në referendum popullor, por kjo gjë nuk u arrit. Premtoi se do të çlironte këshillin bashkiak, por e humbi përsëri atë. Sinqerisht, nuk di se çfarë do të zgjidhte për Tiranën dhe Ramën vetëm fitorja e tij. Tirana ka një shpjegim që nis me fushatën e mirë të Bashës dhe kandidatin e dobët që pati PS-ja.. në Tiranë njerëzit janë të lodhur nga shumë gjëra. Kujt i ka rënë rruga në sheshin “Skënderbej” dhe nuk mërzitet, socialist apo demokrat të jetë?”- vijon në shkrimin e tij deputeti i PS-së, Andis Harasani. E sipas deputetit të selisë roze Andis Harasani pa aleanca nuk fitohen zgjedhjet dhe se kreu i selisë blu Berisha e ka kuptuar mirë këtë fakt ndryshe nga Rama, i cili siç tha Harasani edhe miqtë i shpalli armiq.


LSI, Vasili: Opozita të heqë dorë nga retorika destruktive, të respektojë deri në fund procesin zgjedhor


Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh vlerësimin e saj të lartë për zgjedhjet e mbajtura në 8 maj si një provë e fituar për demokracinë në shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, u shpreh gjatë një konference për shtyp se, “data 8 maj pa asnjë dyshim qe një demostrim i shkëlqyer i një demokracie të qëndrueshme dhe të dështuar nga të gjithë qytetarët. “Qytetaret ne radhe te pare dhe forcat politike ne 8 maj me qetesine maturine dhe trasparencen e pashembullt realizuan nje proces te shume pritur, te standarteve europiane ku kryefjakla e tij qe dhe mbetet traparenca e plote. Zhvillimi teresisht paqesor dhe shmagja e plote e incidenteve bene te mundur qe dita e zgjedhjeve te shennonte nje dite unikale ne historine e zgjedhjeve pluraliste ne shqiperi duke hedhur nje hap shume te rendesishem drejt integrimit europian dhe duke demostruar nje sjellje teresisht europiane te te gjithe qyetareve shqiptare. Ne keto zgjedhje pa asnje medyshje fituan qyetaret shiptare te cilet ishin misherimi i maturise dhe deshires per ta transformuar ne rruge paqesore dhe europiane kete vend si dhe fituan edhe forcat politike qe si aktore te rendesishem ne kete proces  perfituan rezultatet  nepermjet nje procesi administrimi te votes te hapur dhe plotesisht trasparent ne syte e medias dhe publikut te gjere. Ne kete klime te kesaj arritjeje te madhe dhe teper te rendesishme per te ardhmen europiane te shqiptareve LSI i ben thirrje politikaneve dhe forcave politike te lene menjane retorikat destruktive, te ruajne qetesine, te respektojne procesin zgjedhor ne te gjitha etapat e tij si dhe te respektojne institucionet e pavarura ne veprimtarine e tyre te bazuar vetem ne ligjin dhe kodin zgjedhor. Sot eshte momenti qe me shume se asnje here dhe me intensitet maksimal politika shqiptare duhet te perqendrohet ne angazhimin konstruktiv për realizimin e objektivave të integrimit europian si mundësia e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social aq jetik për qytetarët shqiptarë të cilët e meritojnë atë. Ne mbeshtesim plotesisht vleresimin e ndihmes sekretarit te shtetit Gordon qe: Populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme e të begatë, e cila bazohet mbi vlerat universale dhe shtetin ligjor”.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›