E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit interviste me kreun e vezhguesve te OSBE-ODIHRit

Ne Shqiperi kreu i misionit te vezhguesve te Osbe/Odihr Jonathan Stonestreet thote se per vezhguesit eshte e veshtire te kuptohet baza ligjore mbi te cilen Komisioni qendror i zgjedhjeve nisi numerimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabura dhe nese ajo eshte e justifikuar. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes thote se do te ishte i dobishem nje shpjegim rreth asaj qe po ben Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Ne nje gare te ngushte si ajo e Tiranes nenvizon ai eshte institucioni qe duhet te jete i kudesshem per te mos demtuar besimin e paleve. Ai i meshon idese se polarizimi i theksuar preku administrimin e procesit zgjedhor.

Kreu i misionit te vezhguesve te Odihr qe ndoqen nga afer zgjedhjet e 8 majit Jonathan Stonestreet mendon se eshte ende heret te jepet nje vleresim i pergjithshem per procesin zgjedhor. Ai preferon te citoje raportin paraprak te 10 majit ku vihet theksi mes te tjerash edhe te ambienti i ngarkuar politik te mospermbushja nga ana e partive politike te detyrave qe ato vete kishin gje e cila sic thote ai ndikoi ne nje administrim zgjedhor negativ Mendoj se ky vleresim u reflektua ne ate qe ndodhi me pas. Pame qe gjate dites se votimit procesi shkoi relativisht mire pati disa veshtiresi proceduriale dhe te njejten gje e pame edhe ne procesin e numerimit i cili ishte relativisht transparent. Por ne te nejten kohe pati edhe vonesa e bllokime te ndryshme per arsye politike. Polarizimi  qe pame ne fillim te ketij procesi preku administrimin zgjedhor vazhdoi edhe gjate dites se zgjedhjeve gjate procesit te numerimit dhe deri se fundmi me njoftimin e rezultatit.

Per kreun e misionit te vezhguesve nderhyrjet politike nga te dy krahet bene qe procesi i numerimit te zgjatje me shume sec duhej. Por kjo nuk do te thote se pati nderhyrje ne procesin e numerimit dhe ne kohen e tij. Duhet pasur parasysh se jo vetem Tirana pati zgjedhje por ishin 384 njesi te tjera te qeverisjes vendore qe mbajten zgjedhje dhe ne pame procesin si nje te tere ndaj eshte e rendesishme te dihet se ne disa zona procesi vajti shume mire dhe ne disa te tjera me pak. Mendoj se ajo qe ndikoi ne proces ishte gara shume e ngushte ne Tirane dhe te pasurit nje diference kaq te vogel ne qendrat e numerimit te votave. Kjo patjeter do te kete pasojat e saj dhe ne cdo rast pritej te kishte ankesa ne lidhje me procesin. te cilat do te ndiqeshin me pas nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjdhor pavaresisht nga cfare do te ndodhte.

Ne raportin tuaj te publikuar dje nje pjese e madhe i kushtohet procesit ne Tirane. Ju flisni se ka nje baze te paqarte ligjore per menyren se si veproi KQZ per hapjen e fleteve te kontestuara. Jeni ju te paqarte per kete baze ligjore apo ishte shpjegimi i KQZ i paqarte

Ajo cfare kemi pare eshte se ka pasur nje vendimmarrje ne parim por me sa di une nuk ka pasur nje vendim perfundimtar te publikuar akoma prandaj eshte e veshtire per ne te kuptojme se cila eshte baza ligjore per te bere nje vleresim dhe nese ajo eshte e justifikuar. Procesi i administrimit zgjedhor gjate fazes para-zgjedhore zgjedhore dhe procesit te numerimit ne qendrat perkatese ne pergjithesi ishte mjaft transparent dhe mendoj se do te ishte e dobishme pte kishim nje shpjegim te qarte rreth asaj qe po ben KQZ-ja duke perfshire ketu edhe bazat ligjore per nje veprim te tille i cili me sa di une  merret ne rruge institucionale ne baze te vendimeve qe jane publikisht te disponueshme.

Megjithate zoti Stonstreet  nenvizon se ligji parashikon nje proces apelimi dhe se shpresonte qe cdo parti apo kandidat te ndjeke kete proces pasi ligjet dhe institucionet jane pikerisht per te bere qe keto kundershtime te zgjidhen ne nje menyre ligjore shprehet ai

A mendoni se situata e krijuar e ka tronditur besimin e paleve ne KQZ nje institucion qe duhet te jete arbitri i ketij procesi

Perseri mendoj se ne nje gare te ngushte elektorale eshte institucioni qe duhet te jete shume I kujdesshem per te mos demtuar besimin. Gjate ketij procesi si qeveria ashtu edhe opozita nuk jane sjelle ne nje menyre te pergjegjshme gje e cila ndikoi ne punen e administrimit zgjedhor duke kritikuar nga njera ane KQZ-ne dhe nga ana tjeter punen e komisioneve te nivelit te ulet. Shpesh here keto beteja politike jane kryer ne dem te votuesve. P.SH. rasti i pavlefshmerise se votave. Kjo teme eshte trajtuar edhe ne zgjedhjet e meparshme ku fletet perfundonin ne kutite e gabuara apo numri I larte I fleteve te pavlefshme. Kjo gje eshte permendur edhe ne raportet tona te  meparshme por nuk eshte permendur as ne KQZ dhe as nga partite politike te cilat perpara fillimit te cdo mbledhjeje ne KQZ kane te drejten te ngrinin shqetesimet e tyre por kjo gje nuk ndodhi. Prandaj mendoj se partite duhet te reflektojne ne kete gje dhe ne pergjegjesite e tyre ne kete proces.

Kreu i misionit te Odihr-it shpjegon se pavaresisht se si do te mbyllet ky proces e rendesishme eshte se cfare do te ndodhe me pas. Ne Shqiperi thote ai do te kete edhe zgjedhje te tjera dhe qellimi duhet te jete qe keto zgjedhje te mbahen ne perputhje dhe sipas angazhimeve e standarteve te OSBE-se.

Pas dy muajsh qendrimi ai do te lere Shqiperine javen e ardhshme. Ketu do te qendrojne megjithate disa vezhgues qe do te ndjekin procesin deri ne mbylljen e tij. Per te personalisht ka qene nje mison sfidues me gjithe varitetin qe ka ofruar thote zoti Stonestreet. Ka qene nje eksperience terheqese dhe u uroj shqiptareve shume fat ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›