E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Kemi goditur 8 anije luftarake të forcave të Gadafit

21-05-2011 / Gazeta 55

NATO thotë se ka goditur 8 anije luftarake që përdoreshin nga forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi.
Një deklaratë e NATO-s bën të ditur se anijet e goditura ishin në portet Sirte, al Kums dhe Tripoli. Një zyrtar i NATO-s tha se goditja ishte e pashmangshme, pasi trupat pro-Gadafit po shkallëzonin përdorimin e forcave detare.
Ndërkaq, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se u kanë dërguar kryengritësve libianë më shumë se 120 mijë racione ushqimore në përputhje me standardet myslimane dhe se do të dërgojnë së shpejti ndihma të tjera.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›