E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Dritan Priftit Spartak Braho me kercenon me jete

15-09-2010 / Gazeta 55

Ministri ne detyre i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti i kerkon kryeprokurores Ina Rama te shqyrtoje kallezimin e tij penal te depozituar ne organin e akuzes disa jave me pare

Deklarata e plote e Priftit drejtuar kryeprokurores Ina Rama

Znj. Prokurore e Pergjithshme Sic mund te jeni ne dijeni une kam bere nje denoncim ne organin e Prokurorise disa jave me pare ne lidhje me disa mesazhe elektronike qe me kane kercenuar jeten mua dhe familjes sime. Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin keto kercenime por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet e sotme sidomos tek Telegraf dhe Mapo ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale.
Shprehja e tij per mua qe nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i Vdekur.
Spartaku ka nje te shkuar si Prokurori i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij sic e ka zakon ai te mburret ka denuar njerez me vdekje dhe litar. Ai ka dhe nje djale qe punon ne prokurori. Ne media here pas here vitet e kaluara kane dale akuza per lidhjet e tij me boten e krimit pavaresisht se te pakonfirmuara ligjerisht.
Une kerkoj qe deklaratat e sotme te z. Braho te perfshihen ne hetimin qe ju po beni per kercenimet ndaj meje dhe ju lutem te pershpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kercenuesve te vertete.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›