Deklarata e ECA dhe KRIIK: PS 40.93%, PD 39,55%
ECA dhe KRIIK që mbështetet nga USAID ka shpallur rezultatet më të fundit të votimeve. Sipas ECA-s dhe KRIIK deri në orën 12:31 janë numëruar 1141 qendra votimi në rang vendi për të cilat Partia Socialiste arrin deri në 40.93 përqind, Partia Demokratike ka marrë 39,55 përqind, LSI ka marrë 5 % dhe PSD, 2.25. Ndërkohë që PR ka marrë 2.15% të votave, PBDNJ 1.4%, PDI 0.94%, PLL 0.85%, G99 0.85% dhe PAA 0.7%.