KQZ: Janë numëruar 27% e kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:30 janë numëruar 27% e kutive të votimit, pra nga 4753 kuti janë numëruar 1284 prej tyre. KQZ ka bërë me dije se nuk është konfirmuar numërimi i 46 prej kutive. Komisioni ka njoftuar gjithashtu se procesi i numërimit të votave është bllokuar në Durrës dhe në Shijak. KQZ ka deklaruar gjithashtu se ritmi i numërimit të votave është shumë i ngadaltë.