E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Zgjedhjet siguruan standarde

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani në një prononcim ekskluziv për Ora News tha se numërimi i votave nuk do përfundojë brenda afatit ligjor, pra deri në orën 17:00 të ditës së sotme. Sipas Ristanit, në këto zgjedhje janë arritur standardet. "Janë arrtur standardet, me përjashtim të disa probleme të vogla", tha kryetari i KQZ-së. Sipas Ristanit, teknologjia e përdorur arriti qëllimin e saj për të garantuar një proces transparent dhe të besueshëm. Duke folur për procesin e numërimit të votave, ai tha se procesi po ecën normalisht, por me ritme shumë të ngadalta. Duke folur për kamerat në 66 KZAZ-të, tha se vendosja e tyre ka ndikuar në rregullsinë e procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›