E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursimet interesat ne minimum

Tregu i brendshëm po përballet me një ulje të pandalshme të kostos së parasë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankandin e fundit interesi i bonove të thesarit me afat maturimi njëvjecar, zbriti në 5.35 për qind, që është dhe niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Madje shifrat tregojnë se si asnjëherë tjetër më parë, interesi i bonove gati po barazon atë të depozitave. Në qershor norma mesatare e depozitave me afat njëvjecar ishte sipas bankës së shqipërisë 5.11 për qind, vetëm 0.2 pikë përqindje me pak se sa bonot. Kjo do të thotë se bankat po preferojnë që kapitalet e tyre ti investojnë edhe pa fitim, në borxh për qeverinë se sa të rrezikojnë duke dhënë kredi për privatët. Një situatë që e ka zhytur shqipërinë tashmë zyrtarisht në krizë kredie. Pas shumë vitesh rritje të vazhdueshme në qershor, kredia për sektorin privat u ul për herë të parë krahasuar me vitin e kaluar. Ngërçi i kredisë duket një dukuri që ka përfshirë të gjithë rajonin, ku grupet bankare që përgjithësisht vijnë nga eurozona thuajse kanë pezulluar kredinë e re për bizneset dhe individët, kjo edhe për shkak të kërkesës së dobët.  Por, ekspertët komentojnë me shqetësim edhe një tjetër fakt. Aktualisht në tregun e brendshëm interesat e bonove njëvjecare janë gati të barabarta me ato 6 mujore. Sipas tyre ky është një sinjal që parlajmëron se bankat presin që situata ekonomike të mbetet e zymtë dhe normat e interesit të ulen edhe më shumë drejt minimumeve të reja historike, të diktuara nga pritshmëritë e zymta për ekonominë.     / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›