Deklarata e Kryeministrit Berisha lidhur me zhvillimet tragjike të dy ditëve te fundit në Egjipt
"Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestueseve paqësor. Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra, e ndofta mijëra protestues, dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste që u instalua në Kajro pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpunëtorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.
Shqiptarët, që kanë tek egjiptianët një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe masakrat e juntës ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve nga ushtarakët puçist që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit".
15/08/2013