E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Metës, reagon PS

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të LSI-së Ilir Meta për "Zërin e Ameriksës" ku theksonte se Rama i kishte ofruar postin e kryeministrit. Në një deklaratë për mediat Partia Socialiste është shprehur se deklarata e Metës është një vijim i turpshëm i veprimeve të tij duke shtuar se ku është një tjetër pazar i tij me Berishën. Meta shiti 83 mijë vota të opozitës duke i dhënë goditje të pabesë popullit opozitar theksohet në deklaratën e PS-së. Gjithashtu PS thekson se akuzat e Metës për blerje të votës së djathtë nga Rama nuk janë gjë tjetër veç pjesë e pafytyrësisë së tij duke u marrë vesh me Berishën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›