E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze për Kosovën gjatë një interviste të dhënë për një media serbe.

Ministrja në qeverinë e Vuçiqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe.

Për këtë deklaratë, ka reaguar ashpër djali i veprimtarit Ukshin Hotit, Andin Hoti.

Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar duke e krahasuar atë me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç duke thënë se çdo tentativë për spastrim etnik në Kosovë do të kishte të njëjtin përfundim.

“Babai yt ideologjik, Millosheviçi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet. Kosova mbeti e lirë. Millosheviçi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, shkruan Hoti.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet i zhdukur.

Hoti ka shkruar se “babai ideologjik” i Vuçiç, Millosheviçi, kishte provuar të njëjtën gjë në Kosovë, por përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia, sipas tij, u largua nga Kosova “me bisht ndër shalë”.

Ai ka theksuar se përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike është e njohur.

“Sot Kosova mbeti e lirë. Millosheviçi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, kushdo që bën thirrje për spastrim etnik nuk përbën vetëm kërcënim për Kosovën, por dëshmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga, siç e quan ai, “ideologjia gjenocidale e Millosheviçit” dhe nga politika që solli luftëra, masakra dhe “turp historik”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, më 15 shtator 2022 pati reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviçit, Snezhana Paunoviç, e cila kishte kërkuar arrestimin e tij sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit rreth Kosovës, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

Kamberi ka shkruar në rrjetet sociale se Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin, rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›