E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat: Nuk ka asnjë foto të Drejtorit të Përgjithshëm duke pirë duhan në zyrë, është e manipuluar

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave reagoi sot duke e cilësuar si të pavërtetë një publikim në rrjetet sociale lidhur me atë që prezantohet si një foto e drejtorit të përgjithshëm Besmir Beja, duke konsumuar duhan në zyrën e tij të punës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sqaroi opinionin publik se “nuk ka asnjë foto të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke konsumuar duhan në zyrën e tij, por ka vetëm një sajesë dhe manipulim të fotos, me synimin për të denigruar imazhin e një figure publike”.

“Siç duket qartësisht kemi të bëjmë me një manipulim nëpërmjet inteligjencës artificiale, duke modifikuar foto të takimeve zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (në rastin konkret me ambasadorin indian)”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave teksa publikoi edhe foton.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave do t’u drejtohet me kallëzim organeve kompetente në lidhje me këtë publikim.

1 nga 3

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›