E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e policisë për Kekën, reagon KSHH

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Policisë së Shtetit ku thuhej se Aleks Keka njihet si person me precedentë penale në trafikun e lëndëve narkotike, të mjeteve motorike dhe të shpërthimeve me eksploziv me telekomandë. Sipas KSHH-së në kushtet kur çështja sapo ka filluar të hetohet, deklarata të tilla nuk janë të lejueshme, sepse ato përmbajnë elementë të paragjykimit. "Vlen të përmendet se, sipas deklaratave të drejtuesve të Partisë Demokristiane para ngjarjes, Aleks Kekës i janë bërë kërcënime dhe nuk ka dyshim se kjo e dhënë do të jetë gjithashtu, objekt i hetimit theksohet në deklaratë. Më tej KSHH i sugjeron organeve të policisë së shtetit që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese, të sigurojnë rendin dhe jetën e njerëzve. Për KSHH-në, paragjykimet dhe konkluzionet e nxituara dhe të parakohshme mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme theksohet në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›