KSHH: Deklarata e policisë, paragjykuese
“Në kushtet kur çështja sapo ka filluar të hetohet, deklarata e policisë nuk është e lejueshme” thekson KSHH, duke dënuar deklaratën e policisë në të cilën thuhet se Aleks Keka njihet si person me precedent kriminal.
TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar deklaratën e policisë së shtetit në të cilën deklarohej se kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe njihet si person me precedent kriminal.
KSHH thekson se “në kushtet kur çështja sapo ka filluar të hetohet, deklarata të tilla nuk janë të lejueshme, sepse ato përmbajnë elementë të paragjykimit”.
KSHH nënvizon se ajo cka është e nevojshme në këto caste është një hetim i shpejtë, i plotë dhe objektiv.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit i sugjeron organeve të policisë së shtetit që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese, të sigurojnë rendin dhe jetën e njerëzve. Për KSHH-në, paragjykimet dhe konkluzionet e nxituara dhe të parakohshme mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme” thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
(e.n/BalkanWeb)