E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e policisë për protestën e Bashkive

Sot më datë 05.12.2009, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, përballë godinës së Kryeminstrisë u zhvillua protesta e kërkuar nga Bashkia e Tiranës.

Lidhur me zhvillimin e kësaj proteste, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaron opinion publik si më poshtë :

Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë zbatuar me rigorozitet të gjitha dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin Nr.8773 datë 23.04.2001 ?Për Tubimet? si dhe në të gjithë praktikën e këtij tubimi, ka zbatuar kërkesat e parashtruara nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në njoftimin Nr.10316 datë 02.12.2009, e dërguar për këtë qëllim.

Përpara dhe gjatë zhvillimit të tubimit, ka patur përpjekje që në vendin e tubimit të futen qese jo trasparente dhe sende të tjera të ndaluara.

Me qëllim, sigurimin e zhvillimin normal të këtij tubimi Policia, ka penguar që në vendin e tubimit të futen qese jo trasparente, ne të cilat mundt kishte sende që mundt të shkaktojnë dëm për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Këto veprime të policisë mbështeten në paragrafin e dytë të nenin 18 të ligjit për ?Për Tubimet?, në të cilin përcaktohet :

?Organizatori, drejtuesit, personat ndihmës dhe pjesëmarrësit në një tubim, ndalohen të mbajnë mjete ose instrumente të cilat gjatë përdorimit të tyre, mundt të shkaktojnë dëm, për jetën e shëndetin e të tjerëve. Përjashtohen nga ky detyrim flamujt dhe pankartat?.

Një pjesë e këtyre qeseve jo trasparente, të cilat u bllokuan nga policia po u nënshtrohen kontrolleve të specializuara, për të përcaktuar nëse përmbajnë sende të rrezikshme për jetën dhe shëndetit e të tjerëve.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, garanton opinionin publik, Subjektet Politike se, në të gjithë veprimtarinë e saj, edhe në rastet e tubimeve dhe manifestimeve do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin.

Duke ju falenderuar për vëmendjen,

Zëdhënëse Alma Katragjini



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›