E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta : Për autonominë vendore duhen kryer bisedime


Një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama është zgjidhja që ofron zëvendëskryeministri për konfliktin mes qeverisë dhe njësive vendore socialiste për autonominë vendore.
I pranishëm në takimin ministror për përgatitjet për plotësimin e pyetsorit të KE për Shqipëri, zëvendës kryeministri Meta, njëkohësisht kreu i LSI-së, tha se protestat nuk janë zgjidhja e duhur. Sipas Metës, kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me dialog.
Por, nga ana tjetër, numri dy i qeverisë, nuk pranon një zgjidhje të tillë për rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Meta tha para gazetarëve se zgjedhjeve është e mbyllur.
Ndërkohë kreu i LSI-së, shprehet kundër edhe ndaj akuzave personale ndaj kreut të PS, Edi Rama.
Në këtë pikë ai është treguar i kujdesshëm duke mos përmendur emrin e Kryeministri Berisha, por theksoi se akuzat personale nuk ndikojnë në zgjidhjen situatës.
Zëvendëskryeministri i bëri edhe një herë thirrje opozitës të ndërpresë protestat dhe t'i japë fund bojkotit të Parlamentit për të kontribuar në proceset integruese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›