Deklarata për Izraelin, zemërohen palestinezët
Deklarata e kandidatit të mundshëm republikan për president të SHBA-së, Mit Romni se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit është plotësisht e papranueshme, ka thënë shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erekat.
Deklarata e Romnit u be gjate vizites se tij ne Izrael gjatë fundjavës. Ai tha se është gjithnjë përvojë inspiruese dhe e prekshme të jesh në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit.
Derisa qeveria e Izraelit ka selinë në Jerusalem dhe këmbëngul se qyteti është kryeqytet i pandarë, pjesa tjetër e botës nuk e pranon këtë pozicion të Izraelit dhe ambasadat e huaja janë të vendosura në ose afër Tel Avivit.
E përditshmja palestineze al-Quds citoi Erekatin të ketë thënë se komentet e Romnit refuzohen dhe dënohen nga palestinezët, sepse ato dëmtojnë procesin e paqes dhe zgjidhjen për dy shtetet.