Nishani, fton investitorët nga Jordania

Kreu i Shtetit, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë si shumë të mira dhe shprehu mundësinë që mbi bazën e këtyre marrëdhënieve të zhvillohet një bashkëpunim më i ngushtë institucional, ekonomik dhe politik. Kreu i Shtetit bëri një prezantim të potencialeve të mëdha që vendi ynë ofron në fushën e turizmit, agrobiznesit dhe energjisë për biznesin dhe investitorët jordanezë.
Presidenti Nishani theksoi vizionin dhe rolin e Mbretit të Jordanisë, Madhërisë Abdullah II në qëndrimet e tij ndaj situatës në rajon dhe më gjerë dhe falënderoi Madhërinë e Tij, Qeverinë dhe Parlamentin jordanez për mbështetjen e dhënë ndaj çështjes së Kosovës dhe njohjen e Pavarësisë së shtetit të ri, duke kërkuar gjithashtu që Mbretëria e Jordanisë, me influencën e saj, të inkurajojë njohje të reja.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Abdulkareem Al-Doghmi, pasi falënderoi Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, përcolli urimet e përzemërta të Mbretit të Jordanisë, Madhërisë Abdullah II për Presidentin e Republikës dhe popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, dhe urimet për Presidentin Nishani me rastin e zgjedhjes së Tij në detyrë.
Kreu i Delegacionit Parlamentar jordanez ndau mendimin se marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, potencialet për investime, siguria dhe stabiliteti që paraqet Shqipëria, janë faktorë shumë të rëndësishëm që investitorët jordanezë të investojnë në vendin tonë.
Presidenti Nishani e siguroi Kryetarin i Delegacionit të Parlamentit jordanez Abdulkareem Al-Doghmi për miqësinë e sinqertë dhe kërkoi t’i përcjellë Mbretit të Jordanisë, Madhërisë së Tij Abdullah II dëshirën e Tij për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. /Start/
2012-07-30 15:31