Imuniteti, Topalli: Kosto e PS-së nëse se voton

"Çdo nismë që plotëson kriteret juridike, menjëherë hyn në Kushtetutë. 6 gushti është momenti jo për të folur, por për të vepruar. 6 gushti nuk është momenti për ta zgjatur, por për të votuar ato ndryshime që janë diskutuar prej 9 vitesh. Është rasti për t’i qëndru diskutimeve të tyre.
Më datë 6 gusht do të votohet për heqjen e imunitetit. Është momenti për të votuar. Nëse gënjejnë kësaj radhe, natyrisht do të ndërmarrin koston që i takon politikanit për të vepruar ndryshe nga ajo çfarë thotë", theksoi Topalli në konferencën e përbashkët me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi.
Dy personalitet theksuan rëndësinë për të forcuar marrëdhëniet në fusha, të cilat deri sot kanë njohur një zhvillim të ulët siç janë shkëmbimet tregtare, nxitja e investitorëve jordanezë për të njohur dhe eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët e huaj në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, energjetikë, bujqësi etj. Kryetarja Jozefina Topalli bëri një rezume të shkurtër të situatës politike dhe ekonomike duke theksuar se nga viti 2008, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, që ka përfituar liberalizimin e vizave në hapësirën Shengen dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ajo tha se efektet e krizës financiare botërore nuk shmangën ekonominë shqiptare por falë politikave të mira fiskale ekonomia nuk ra në recension dhe Shqipëria vijon të jetë ndër të paktat vende në Evropë dhe më gjerë që ka stabilitet dhe rritje ekonomike.
“Filozofia jonë ekonomike është liberalizimi, transparenca, krijimi i lehtësirave për bizneset, thithja e investitorëve të huaj etj. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për investitorët, vendi është fokusuar në investime me projekte të mëdha në infrastrukturë, vëmendja është përqendruar në prodhimin e energjisë ujore, për të cilën vendi ka resurse të jashtëzakonshme. Prioriteti kombëtar i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, është një rrugëtim i gjatë, për të cilin vendi po bën të gjitha përpjekjet për ta realizuar” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Gjatë takimit, dy homologët diskutuan edhe mbi zhvillimet që ka sjellë Pranvera Arabe, e cila i dha fund disa prej regjimeve diktatoriale në vendet e Lindjes së Mesme. Zonja Topalli dhe z. Al Doghmi shprehën bindjen se kjo vizitë do të shoqërohet me vizita të tjera të nivelit të lartë parlamentar, grupeve të miqësisë, nivelit politik, ekonomik etj. /Start/
2012-07-30 15:37