E Diel, 1 Nëntor 2026

Rochester Hills, qyteti ku "shqiptarët kanë gjetur Amerikën"

17-08-2013 / Nga Beqir Sina

Rochester Hills - Detroit MI: Ky është një nga rastet e veçanta në SHBA, ku një qytet zyrtarisht promovon ne një video vetveten edhe në versionin shqip. Qyteti Rochester Hills, u flet shqip - shqiptarëve në "Një vështrim të shkurtër në çdo gjë që e bën Rochester Hillsin vendi i shquar për të jetuar, punuar, dhe për të rritur një familje!" Ai është pjesë administrative e Shtetit të Michigan - Qarkut Oakland, Incorporated në vitin 1984. Kryetari Bashkisë është Bryan K. Barnett, një mik i dëshmuar i komunitetit shqiptarë në këtë qytet ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, kryesishtë atyre që kanë emigruar nga Mali i Zi. Ky qytet ka një sipërfaqe 32.91 sq mi (85,24 km2). Toka është në një sipërfaqe 32,82 sq mi (85.00 km2) dhe sipërfaqia uojre, është 0.09 water sq mi (0.23 km2) 0.27%. Popullsia e qytetit Rochester Hills sipas regjistrimit të viti 2010 është 70.995 banorë. Shqiptarët, këtu janë komuniteti i katërt në Rocheter Hills. Ky është njëri prej qyteteve më të rëndësishëme, dhe ku vitet e fundit, janë më të përqëndruara ngulitjet e emigratëve shqiptarë, dhe është qyteti verior i Michigan-it, në afërsi të Detrioitit qyteti Rochester Hills. Këtu në Rochester Hills dhe qytetet rreth tij, pjesa më e madhe shqiptarëve jeton në shtëpi luksoze - vila. Aty të duket sikur "Shqiptarët kanë gjetur Amerikën". Në Rochester Hills, mendohet se ndodhet dhe komuniteti më i madh shqiptar katolik, në Amerikë. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat katolike shqiptare, të njohura si më të mëdhatë në SHBA, Kisha e Shën Palit (themeltar  Dom Anton Kçira) famullitar Dom Fran Kola dhe Kisha e Zonjës Pajtore të Shqiptarëve (themeltar Dom Prenk Ndrevashaj) me famullitar Dom Ndue Gjergji. Ka edhe xhami shqiptare (themeltar Vehbi Ismaili) Hoxhë Shuaip Gurguri, dhe qëndrën më të madhe bektashiane Teqen e Baba Rexhepit. Në Rochester Hills, jeton dhe punon një komunitet shqiptarë, përgjethësisht, shumë aktiv dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Në këtë komunitet, që ngelet si më të organizuarit, pas atij që jeton e vepron në New York, e rrethinat e tij, ka televizion, radio dhe gazeta e revista, në gjuhën shqipe. Ka dy televizione të vetmet shqiptare në Amerikë, profesionalë me program të rregullt televiziv 24 orë, dhe radioprograme në gjuhën shqipe. Ka, shoqata, organizata, gupe folklorike, lokale dhe klube shqiptare. Këtu ndodhen dhe dy statujat më të mëdha në Amerikë të dy figurave më të rëndësishme kombëtare, ajo e heroit legjendar të kombit tonë Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, në sheshin e Kishës Shën Pali dhe statuja e Nënës Tereze, Nobelistes shqiptare gruas së famëshme, bamirses dhe humanistes së madhe në të gjithë botën, në sheshin Kisha Zonjës Pajtore të Shqiptarëve.
Por ajo që tërheq më shumë vëmëndjen, dhe që deri tani është e pa arritëshme, ndër vendbanimet më të mëdha shqiptare në Amerikë, është se faqja zyrtare e bashkisë së qytetit qytetit Rochester Hills afër Detroitit, ku në gudiën turistike, të këtij qyteti ajo ka publikuar promovimin e qytetit në versionin e saj edhe në gjuhën shqipe. Ajo shfaqet me anë të një videoje, e cila flet, për vlerat, historike, kulturore dhe sociale të këtij qyteti me një bukuri të mahnitëshme, ku jetojnë e punojnë me mijëra shqiptarë. "Mirësevini në qytetin e bukur, i cili gjendet në mesin e shume qëndrave atraktike. Qyteti Rochester Hills ka çdo gjë që i nevojitet, për një jetë të lumtur dhe të pastër. Qyteti Rochester Hills gjendet në jug-lindje të Michiganit, dhe quhet ndryshe rajoni i prodhimit të automobilave. Rochester Hills, është i rrethuar nga qindra mundësi që kan potenciale për tregëti si dhe mundësi për punë e tekonollogji, manifaktur dhe analiza të tjera të ndyshme. Është shumë lehtë të shifet përse Stand Risorst e ka emrin Okland County, një rrethinat më të veçanta dhe më të avancuara për tregëti". Ky qytet ka shumë aktivitete sportive me cilësi të larta e zbavitëse, në qytet dhe në pereferi nuk mungojn. Këtu përfshihet Plaza Arbwn Hillsku, teatri dhe festivali i muzikës Merobro, si dhe shtëpia verore e Simfonisë shtetrore të Detroitit. Mundësit rekreative u presin juve në çdo kendë të qytetit Rochester Hills. I pasur me disa fusha më atraktive dhe të golfit duke përfshirë Play Trees Club, e punuar nga artitekti i njoftur Arthur Hills.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›