E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Berisha

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjetit social Facebook lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të dërgojnë në Kushtetuese vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Berisha shprehet se “Rama ndjen rrezikun dhe i nxjerr dhëmbët drejtësisë”.

Ai citoi deklaratën e Kreut të Ekzekutivit: “Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmëroi se: “Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza”. Por, ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të Republikës”.

Kreu i PD-së shprehet se “Rama thotë ‘më harroni mua sepse unë jam Kushtetuta dhe mjerë kush e kalon kufirin’”.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›