Deklaratë e Presidentit Topi në përfundim të Samitit të UNESCO-s

3 qershor 2012
Mostar, Bosnje-Hercegovinë
Pas miratimit të Deklaratës së Përbashkët në përfundim të Samitit të 10-të rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u shpreh:
“Së pari, dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Presidentin Izetbegoviç për mikpritjen që na ka rezervuar në qytetin e vjetër dhe simbolik të Mostarit! Patjetër që ky ka qenë një takim mjaft i frytshëm. Në përfundim ne pamë disa pamje të një dokumentari që ishte shumë domethënës, - brenda pak çastesh u shkatërrua një nga monumentet më të rëndësishme të njerëzimit dhe u deshën shumë vite për ta rindërtuar. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre viteve në rajonin tonë është e paimagjinueshme. Pra, është rindërtuar dialogu politik, janë rindërtuar marrëdhëniet dhe për këto ne jemi krenarë.
Edhe ky takim i sotëm u kushtohet përmirësimit të marrëdhënieve dhe dialogut dhe në themel të kësaj filozofie është toleranca. Nga kjo pikëpamje unë dëshiroj të theksoj edhe një herë atë që thashë në fjalën time! Mendoj që të gjithë aktorët në rajon duhet të jenë të pranishëm për t’i kontribuar frymës së tolerancës dhe të bashkëpunimit dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për restaurimin e veprave, të cilat nuk janë të asnjërës palë, por janë të të gjithë njerëzimit. Të gjithë ne presim që secili në vendin e vet të ketë mundësi që të restaurojë veprat që janë trashëgimi kulturore e brezave. Vepra të tilla ka në Shqipëri, në Bosnje-Hercegovinë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi, në Kroaci, kudo në rajonin tonë.
Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që, në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të kishte në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës! Edhe një herë ju falënderoj për këtë komunikim të nderuar kolegë dhe uroj që në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë akoma më i frytshëm nën kujdesin e UNESCO-s!”