E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë e Sekretarit të Grupit parlamentar të PD-së, Eduard Halimi

Deklaratë e Sekretarit të Grupit parlamentar të PD-së, Eduard Halimi Jam këtu para jush për të sqaruar edhe një herë opinionin publik për votimin në Parlament te kandidatit z. Vangjel Kosta.
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së në takime zyrtare me këshilltarin e Presidentit të Republikës (Spiro Peçi) ka siguruar Presidentin se mazhoranca nuk do të sugjerojë asnjë kandidat e do votojë çdo kandidat që plotëson kriteret profesionale, por që nuk kanë marrë pjesë në proçese politike të regjimit barbar totalitar dhe nuk kanë mbajtur funksione politike gjatë 20 viteve të pluralizmit, qoftë në qeveritë e PS-së apo të PD-së.
Ky vendim i mazhorancës vjen nga besimi i saj më i thellë se nuk mund të jenë në krye të drejtësisë shqiptare, tani pas 20 vitesh, gjykatësit apo prokurorët e proçeseve politike të diktatures. Se dyti, kjo mazhorancë beson se nuk duhet të jenë në krye të drejtësisë as zyrtarë dhe as ish zyrtarë politikë të 20 viteve të fundit, pasi kjo do të lëkundte besimin e qytetarëve shqiptarë tek pavarësia e gjyqsorit. Garantojmë opinionin publik se kurrë nuk mund të përsëriten më historitë kur anëtarët e kryesisë socialiste, deputetët apo ministrat e saj u emëruan në majën e piramidës gjyqësore të Shqipërisë. Së treti, për sa i takon rastit të Vangjel Kostës, njoftojmë opinionin publik se kandidati për anëtar i Gjykatës Kushtetuese gënjeu, mashtroi komisionin parlamentar në seancën dëgjimore, kur mbas pyetjes së deputetëve, nëse ka zhvilluar proçese e gjyqe politike, iu përgjigj -JO! Ndërkohë rezultoi se zoti Kosta kishte disa të tilla, për më tepër edhe në vitet e grahmave të fundit të regjimit barbar. Së katërti, lidhur me proçesin e hearing kjo është arritja më e madhe e Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të njohë përmirësime të shpejta të reja. E fundit, qoftë edhe vetëm për gënjeshtrën dhe mashtrimin që bëri para deputetëve të komisionit, zoti Kosta nuk mund të pranohej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›