Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton mbi gjendjen e parqeve arkeologjike dhe masat e tyre për sezonin turistik, si dhe reformën në insititucionet e trashëgimisë kulturore.
Dy ishin çështjet që u diskutuan sot në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, me përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve :Realiteti në parqet arkeologjike dhe masat që janë marrë në to për sezonin turistik, si dhe reforma në insititucionet e trashëgimisë kulturore në vend.
Për të raportuar mbi këto dy çështje, ishte e pranishme Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Zana Turku dhe drejtues të trashëgimisë kulturore, në Ministri.
Zonja Turku, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të mazhorancës dhe socialistë, dha një ekspoze të bazës ligjore të funksionimit dhe punës që bëhet në 9 parqet arkeologjike. Këto site arkeologjike, janë destinacionet kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri, ku organizohen dhe aktivitete të shumta artistike kombëtare e ndërkombëtare, ekspozita, simpoziume etj.
Zonja Turku tha se investimet, masat e marra nga MTKRS dhe qeveria në tërësi për mbarëvajtjen e sezonit, kanë sjellë një shtim të konsiderueshëm të të ardhurave nga turistët, për këto parqe. Nga ana e tyre deputetët e majtë vlerësuan punën e ekspertëve të MTKRS, dhe përmirësimin e vazhdueshëm, që i është bërë Ligjit të Trashëgimisë Kulturore, por theksuan se ka ende probleme me infrastrukturën e parqeve arkeologjike. Lidhur me reformën trashëgimisë kulturore që përcakton një varësi të re të muzeve në vend, përfaqësuesit e MTKRS sqaruan se po punohet një draft nga ekspertët më të mirë, që pritet të paraqitet së shpejti. Në mbledhje u diskutua dhe kërkesa e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, për të mos u përfshirë nga kjo reformë, duke synuar të mbetet në varësi të MTKRS.