E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarate per mediat e Keshilltarit Juridik te Presidentit te Republikes Spiro Peci.

21 shtator 2010

Presidenti i Republikes deshiron te informoje opinonin publik edhe njehere se gjate gjithe procesit te emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese ka zbatuar ne menyre rigoroze kerkesat e Kushtetues se Republikes. Ne baze te nenit 125 pika 4 Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga rradhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Sic eshte e njohur mandati i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ka mbaruar dhe ne zbatim te detyrimit Kushtetues Presidenti emeron nje prej anetareve te trupes se kesaj gjykate ne pozicionin e kryetarit.

Presidenti i Republikes duke vleresuar perzgjedhjen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese si nje proces te rendesishem me seriozitetin maksimal ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme per te bere te mundur emerimin e Kryetarit te kesaj Gjykate. Sic dihet Presidenti i Republikes me 6 Shtator ka dekretuar edhe kater anetare te rinj te Gjykates Kushtetuese per te cilet pritet pelqimi i Kuvendit.

Duke shqyrtuar ne teresi kandidaturat per kryetar por vecanerisht duke u nisur nga fakti qe Kuvendi i Shqiperise nuk ka filluar ende procedurat per dhenien e pelqimit dhe mesa duket ky proces do te zgjase deri ne 8 jave sipas ndryshimeve te bera ne Rregulloren e Kuvendit Presidenti i Republikes tashme duke marre pelqimin e njerit prej gjyqtareve aktuale ka vendosur qe sot para largimit per ne takimin e Asamblese se 65-te te Kombeve te Bashkuara te emeroje Kryetarin e ri te kesaj Gjykate.

Ju faleminderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›