E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nderon vepren e Nene Terezes dhe Skenderbeut gjate vizites ne Micigan.

22 shtator 2010
Micigan

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi vizituan sot qytetin e Detroitit ne shtetin e Miciganit ku gjeten nje mikpritje te rralle dhe nje atmosfere teper te ngrohte e vellazerore nga shqiptare qe prej vitesh jetojne dhe punojne ne kete pjese te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kreu i Shtetit shqiptar e nisi diten me nje vizite ne Qendren Islamike Shqiptare ne Harper Uds te Miciganit ku u takua dhe u pershendet perzemersisht me bashkatdhetaret tane atje si dhe me udheheqesit e tyre shpirterore. Ne prani te Nenkryetarit te Kuvendit te Kosoves Naim Malokut Kryebashkiakut te Harper Udsit Kenet Pointer dhe Konsullit te Nderit te Shqiperise Ekrem Bardhes Imami i QISH-se Shuaip Gerguri nderoi Presidentin Topi me Cmimin Vehbi Ismaili per kontributin e rendesishem dhene per Shqiperine dhe per ceshtjen kombetare ne Kosove.

Gjithashtu me rastin e kesaj vizite te Presidentit te Republikes ne Micigan ishte organizuar nje ceremoni e posacme para Kishes Katolike te Shen Palit ku ne nderim te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe Nene Terezes Presidenti Topi vuri kurora me lule dhe u perul me respekt ne monumentet e ketyre dy figurave te medha te historise se kombit shqiptar.

I shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi Ambasadori shqiptar ne SHBA Aleksander Sallabanda nga Zevendeskryetari i Kuvendit te Kosoves Naim Maloku dhe anetare te kabinetit Presidenti Topi vizitoi Kishen e Shen Palit dhe u takua me Imzot Anton Kciren drejtuesin e Qendres Shqiptare te Shen Palit me Senatorin e shtetit te Miciganit Geri Piters Kryebashkiakun e Rocester Hillsit Brajen Barnet dhe Konsullin e Nderit te Shqiperise Ekrem Bardhen.

Me pas Kryetari i Shtetit mbajti nje fjale para bashkatdhetareve te shumte te mbledhur ne Kishen e Shen e Palit ne te cilen shprehu kenaqesine e vecante dhe emocionin qe i dhuron momenti i qendrimit perpara ketyre monumenteve te simboleve te kombit te heroit legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe te Nene Terezes. Skenderbeu dhe Nene Tereza me madheshtine e tyre jane shnderruar ne deshmi te universalitetit te vepres se tyre te pavdekshme por edhe e krenarise tone kombetare. Keto dy figura gjeniale te kombit dhe te popullit shqiptar me kontributin dhe vepren e tyre te paperseritshme vune vulen e krenarise per shqiptaret ane e mbane botes per historine e tyre vleren traditen dhe identitetin e kombit - u shpreh Presidenti Topi.

Ne vijim te fjales se tij Presidenti Topi vuri ne dukje se duke qene edhe ne frymen e kremtimeve te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes me shume se kushdo ne shqiptaret duhet ti gezohemi tradites shqiptare te mikpritjes beses bujarise dhe lidhjes se shtepise se shqiptarit me mikun dhe Zotin mesazh fisnik e te perjetshem qe shenjtorja arriti te percjelle kudo ne bote permes vepres se saj. Ndaj dhe kudo e jetojme ne shqiptaret duhet te mos harrojme e te udhehiqemi nga paqja harmonia dhe bashkejetesa si te vetmet rruge te pershkueshme ne te miren e njerezimit dhe ne te miren tone te perbashket - u shpreh ne perfundim te fjales se tij Kryetari i Shtetit.

Ne permbyllje te vizites ne Micigan Presidenti Topi pati nje takim te perzemert me perfaqesuesit e bashkesise dhe te gjitha shoqatave shqiptare ne kete treve veriore te Shtetet te Bashkuara te Amerikes gjate te cilit vleresoi lart marredheniet e shkelqyera me Shtetet e Bashkuara te Amerikes me mikun dhe aleatin me te madh historik te kombit shqiptar si dhe shprehu mirenjohjen per ndihmesen e pazevendesueshme te SHBA-ve dhe administrates se saj per Shqiperine dhe Kosoven.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›