Presidenti Topi niset drejt SHBA-ve per te marre pjese ne Sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

21 shtator 2010
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi dhe ne krye te delegacionit zyrtar shqiptar u nis sot drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te marre pjese ne Sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme AP te Organizates se Kombeve te Bashkuara OKB qe do te zhvillohet ne Nju Jork.
Ne kuader te punimeve te kesaj Asambleje Presidenti i Republikes do te mbaje nje fjale ne prani te kryetareve te shteteve dhe personaliteteve te larta te politikes boterore pjesemarrese ne Sesionin e 65-te te AP-se. Po ashtu Kryetari i Shtetit do te marre pjese ne dreken zyrtare te shtruar nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki-Moon per nder te Kryetareve te delegacioneve si dhe pritet te zhvilloje takime pune me Presidentin e Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin e Republikes se Greqise Jorgo Papandreu.
Ne mbyllje te Debatit te Pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OKB-se Sesioni i 65-te Presidenti Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi do te marrin pjese ne pritjen zyrtare qe Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Pare e SHBA-ve Mishel Obama organizojne per nder te kryetareve te delegacioneve pjesemarrese ne kete Asamble dhe bashkeshorteve te tyre.
Axhenda e qendrimit te Presidentit Topi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes parashikon nje vizite ne Micigan ku Presidenti Topi do te marre pjese ne nje ceremoni te posacme ne shenje nderimi ne monumentin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe ne Monumentin e Nene Terezes. Gjate kesaj vizite Presidenti Topi do te takohet dhe me perfaqesuesit e te gjithe komuniteteve fetare dhe shoqatave shqiptare atje ne Micigan si dhe do te vizitoje Qendren Islamike Shqiptare.