Deklaratë për shtyp e Presidentit Topi lidhur me votën e tij të fshehtë për zgjedhjet vendore të 8 majit

20 maj 2011
Zëdhënësja e Presidentit të Republikës, zonja Mimoza Koçiu bëri publike sonte një deklaratë për shtyp të Kreut të Shtetit lidhur me votën e tij të fshehtë për zgjedhjet vendore të datës 8 maj.
“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekullimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës si dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa në administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës refuzon të përfshihet në spekullimet dhe lojrat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët politikë dhe institucionet përgjegjëse, që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon ligji dhe interesat madhore të vendit.”