Presidenti Topi pret Kryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit

20 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit.
Pasi shprehu mirënjohjen për kontributin dhe ndihmesën e çmueshme të ODIHR-it dhe Misionit të Vëzhguesve gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve vendore, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin dhe përpjekjet e OSBE-së, për konsolidimin e pavarësisë së institucioneve dhe demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
Duke u ndalur në situatën paszgjedhore në vend, Presidenti Topi ritheksoi edhe në këtë takim se “partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën”. Gjithashtu Presidenti Topi vuri në dukje se edhe OSBE/ODHIR-i, në prag të nxjerrjes së raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmesën e saj të vyer në zgjidhjen ligjore e institucionale të situatës si dhe në përmirësimin e Kodit Zgjedhor aktual.
Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se shprehja e maturisë, e ruajtjes së qetësisë dhe zbatimit me rigorozitet i ligjeve në fuqi e Kodit Zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë duke shtuar se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit.
Kryetari i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit falenderoi për pritjen e rezervuar dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm konstruktiv e moderator të Presidentit Topi, në të gjithë këtë proces, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejshëm në funksion të arritjes së standardeve demokratike perëndimore nga ana e Shqipërisë përsa u përket zgjedhjeve të lira, të drejta e të ndershme.