Deko kunder Kueiroz Nje person fals
Mesfushori brazilian me pasaporte portugeze Deko ka leshuar nje sulm te habitshem kunder ish-trajnerit Karlos Kueiroz. 33-vjecari qe po militon ne radhet e Fluminenses e ka cilesuar ish-drejtuesin e stolit luzitan si nje person fals duke deklaruar se ka opinion shume te keq per te. Anderson Luis de Souza eshte terhequr nga arena nderkombetare pas Kupes se Botes 2010 menjehere pas eliminimit te Portugalise ne turin e dyte te aktivitetit prestigjioz ku ata humben me Spanjen. Mesfushori me tipare ofensive pohoi se marredhenia e tij me Kueiroz nuk ishte nder me te mirat ndersa nenvijezoi se fajtori per zhgenjimet e fundit te perfaqesueses ishte pikerisht trajneri. Nuk e kam aspak te lehte te flas rreth Kueirozit pasi nuk eshte mire qe te godasesh nje te vdekur tha Deko per Record. Nuk me pelqen te flas rreth tij pasi kam nje opinion shume te keq. Ai eshte nje person fals. Gjate Boterorit 2010 Kueirozi nuk me donte ne skuader. Mesova se i kerkoi federates qe te me hiqnin qafe por drejtuesit e ketij institucioni nuk pranuan. Krijoi nje situate ne te cilen nuk me mbetej gje tjeter vecse te merrja valixhet dhe te largohesha. Pas ndeshjes me Bregun e Fildishte me akuzoi se tradhtova shoket e skuadres dhe praktikisht me largoi nga perfaqesuesja. Boterori supozohet te ishte nje eksperience ku secili prej nesh duhej te jepte maksimumin por gjithcka ishte nje deshtim per shkak te asaj qe ndodhi me trajnerin. Deko foli edhe per drejtuesin e ri te Portugalise Paulo Bento duke shprehur besimin se luzitanet te kualifikohen ne Euro 2012 pavaresisht se kane regjistruar nje barazim dhe nje humbje ne ndeshjet e para.