Arminia interesohet per Ervin Skelen
Arminia e Bielefeldit interesohet per sherbimet e Ervin Skeles. Skuadra qe militon ne Bundesligen II gjermane po perjeton momente shume te veshtira ndersa ata ndodhen ne vendin e parafundit ne klasifikim te 17-tet me 3 pike te grumbulluara ne 7 ndeshje. Arminia kerkon te perforcohet e duke qene se merkato eshte mbyllur drejtuesit i kane hedhur syte nga lojtaret profesioniste qe kane mbetur pa kontrata. Ne menyre qe te evitojne renien ne Ligen 3 klubi ka nisur bisedimet me fantazistin shqiptar ndersa njekohesisht po negociohet edhe me mesfushorin Bashturk dhe sulmuesin Kiojo. Kjo per faktin se reparti ofensiv mbetet me problematiku ne lojen e Arminias me 6 gola te shenuar kundrejt 14 te pesuarve. Skela qe aktualisht stervitet me ekipin e dyte te Shalkes ka luajtur tek Arminia ne sezonin 2004-2005.