Lev Shvajnshtajger viktime e boterorit
Trajneri i perfaqesueses gjermane Joakim Lev ka deklaruar se yjet e futbollit ne arenen nderkombetare nuk kane pasur kohen e nevojshme ne dispozicion per tu rikuperuar pas Boterorit 2010. Ai e perkufizoi lendimin e Bastian Shvajnshtajger ne kavilje si shembullin me te mire rreth ketij problemi. Mesfushori i cili eshte nje nder lojtaret me te rendesishem te Gjermanise do te mungoje ne ndeshjen kualifikuese te se premtes perballe Turqise ne Olimpiastadium te Berlinit pasi demtoi kaviljen ne ndeshjen ku Bajerni i Mynihut humbi 2-0 ne kampionat. Pasi ndihmoi Kombetaren e vendit te tij qe te renditej e treta ne Kupen e Botes te zhvilluar ne Afriken e Jugut prej 12 korrikut Shvajnshtajger kishte vetem pak jave ne dispozicion per te marre veten perpara se te fillonte stervitjen me klubin bavarez per sezonin e ri i cili nisi me 20 gusht. Probleme te tilla ndodhin gjithmone pas Kupes se Botes theksoi Lev per te perditshmen gjermane Bild duke iu referuar demtimit te 26-vjecarit. Futbollistet kane pasur fare pak kohe ne dispozicion per tu pergatitur per sezonin e ri dhe natyrisht qe ne raste te tilla rreziku per tu demtuar eshte me i madh. Duhet te keni parasysh qe edhe Kombetarja e Spanjes po e vuan kete fakt pasi eshte goditur nga demtimet e shumta.
Shvajnshtajger demtoi ligamentet e kycit te kembes dhe gjate 10 diteve te ardhshme do te jete i detyruar qe te qendroje jashte fushave te lojes pervec sfides me Turqine ai do te humbase edhe ndeshjen tjeter te vlefshme per Euro 2012 kunder Kazakistanit ne Astana. Me 83 perfaqesime ne Kombetare ai mbetet nje prej shtyllave kryesore te ekipit te drejtuar nga Joakim Lev. Boshlleku i krijuar nga Shvajni pritet te plotesohet me grumbullimin e nje tjeter lojtari te Bajernit Toni Kros. Per dy ndeshjet kualifikuese Gjermanise do ti mungoje edhe mbrojtesi i Hamburgut Marcel Jansen. Federata DFB beri te ditur se lojtari eshte prekur nga nje viroze dhe nuk mund te jete ne dispozicion te skuadres. Nderkohe ne mengjesin e se martes edhe sulmuesi i Borusias se Dortmundit Kevin Groskreutz i cili ka luajtur vetem nje here ne perfaqesuese eshte larguar nga grumbullimi per shkak se eshte me grip. Gjithsesi 22-vjecari ka ende shanse te jete i pranishem ne perballjen e 12 tetorit ne Kazakistan. Pas dy ndeshjesh Gjermania kryeson Grupin A me 6 pike aq sa ka edhe Turqia.