E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dekorohet peshëngritësi Erkand Qerimaj

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është nderuar të hënën me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti kuqezi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. “Një ditë shumë  e lumtur! – shkruan fillimisht sportisti shkodran.

“Pas shumë viteve pune, mund e sakrifica dhe 20 vite  me medalje mesdhetare, evropiane dhe botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, – thekson ai më tej, duke vijuar: “Falënderoj Presidentin e Republikes, Ilir Meta, për  dekorimin me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”!

Jam shume i nderuar të mbaj këtë dekoratë”, – përfundon peshëngritësi i njohur kuqezi, Erkand Qerimaj, i cili ka qenë ndër më të spikaturit e Shqipërisë në dy dhjetëvjeçarët e parë të këtij mijëvjeçari të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›