Dekratat e PS-se reagon Argita Malltezi

Vajza e Kryeministrit, Argita Malltezi Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të kryesocialisti Edi Rama, lidhur me pasurinë e familjes së saj. Në deklaratën e saj, zonja Malltezi, thekson se te ardhurat janë krijuar nga aktiviteti profesional, dhe gjithçka ka kaluar në sitën e organeve ligjvënëse.
“I kapur në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij, të familjarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij, Z.Rama nën moton “shpif, shpif se diçka mbetet”, vazhdoi sot për të 13-tën herë sulmet e ulta politike dhe pa asnjë fakt në lidhje me të ardhurat tona dhe burimet e tyre plotësisht transparente. Ne u kemi faktuar institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve se të ardhurat tona janë të qarta, nga burime të pastra, të ligjshme dhe të njohura, të përfshira në mënyrë të plotë në deklarimin pranë organeve tatimore dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat janë dokumente publike, që mund të disponohen nga kushdo”, u shpreh ajo.
Zonja Malltezi, i kërkon kreut të PS-së të bëjë transparencën e një 100 milionë lekëve të deklaruara nga bashkëshortja e tij.
“Z.Rama tregoju shqiptarëve se si mund të merret një hua prej 100 milion lekësh pa interes? A mos është kjo një dhuratë? Kush është bujari anonim që ka paguar 100 milionë dhe për çfarë i ka paguar? Dhe së fundi, në sa thasë i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milion leke z.Rama nëse nuk i keni në bankë”, vuri në dukje vajza e Kryeministrit.
Në deklaratën e saj, Argita Malltezi Berisha, thotë se për të gjithë paratë e fituara kanë bërë transparencën e plotë sipas ligjeve në fuqi.