Juan Karlos Dua te kujtohem si mbreti qe bashkoi spanjollet
Mbreti i Spanjës Juan Karlos jep intervistë në prag të 75 vjetorit të lindjes së tij.
Në intervistën e tij të parë që prej vitit 2000, e cila u transmetua nga tv shtetëror TVE, mbreti tha se papunësia dhe politika separatiste ishin shqetësimet e tij më të mëdha.
“Një prej çështjeve me shqetësuese që është dhe në mëendjet e spanjollëve është mungesa e vendeve të punës, e cila ka shkaktuar varfëri tek miliona familje spanjolle, e që po detyron të rinjtë të punojnë jashtë vendit. Kjo gjendje më dhemb”.
Vendi, ku 25% e njerëzve janë regjistruar të papunë, po has dhe problemin e lëvizjeve separatiste në Katalonja.
Gjatë intervistës mbreti bëri thirrje për bashkim.
“Përveç çështjes së papunësise, është papajtueshmëria që të çon në ekstreme dhe në politika të papërshtatshme sic është ajo separatiste. Në këtë kohë ajo që populli ka nevojë është bashkimi dhe ne duhet të jemi të bashkuar në një të ardhme, në një ide”.
Gazetari e TVE, Jesus Hermida i cili ka të njëjtën moshë si monarku spanjoll, e pyeti mbretin se si dëshironte që të mbahej mend.
“Nuk dua të flas për veten, por të jem i sinqertë me ju, dua të kujtohem si mbreti që bashkoi spanjollët”.