PD Rama mashtroi shqiptaret per Kosta Barjaben
Partia Demokratike reagoi sërish sot për rastin e Kosta Barjabë. Konkretisht, duke iu referuar qëndrimit të PS-së, mbi këtë rast, PD deklaroi se kampi rozë vazhdon të mbrojë Sekretarin e Partisë Socialiste për Çështje Sociale Kosta Barjaba, në mënyrën më të pavendosur.
“Vetëm pasi Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se hajduti ordiner Kosta Barjaba ishte i i shtati në listën e deputetëve të PS-së për Qarkun e Vlorës dhe se në faqen zyrtare të Partisë Socialiste ishte vendosur urimi i Vitit të Ri që “Rilindësi” i Ramës u drejtonte nga qelia e burgut të Palo Altos më dt. 1 janar, pra 4 ditë pas arrestimit, antarëve, simpatizantëve, udheheqësve të PS-së, z.Rama njoftoi dje përjashtimin e Sekretarit për Çështje Sociale Kosta Barjaba nga PS, për të cilin një ditë më parë kishte deklaruar se nuk kishte lidhje me PS-në”, theksoi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, gjatë deklaratës për shtyp, mbi një çështje të tillë.
Njëkohësisht, PD listoi dhe arsyet se perse lidershipi socialist vazhdon të mbrojë përfaqësuesin socialist.
“Rama është i detyruar të mbrojë e të mos dënojë xhepistin e tij Barjaba, se përndyshe ai do të denoncojë para autoriteteve të zbatimit të ligjit të SHBA-së ndër të tjera, origjinën e vërtetë të pallateve të Tom Doshit, Lindita Bashës, Fidel Yllit, Sadri Abazit, kompjuterin me financa të vedhura nga n/kryetari Velia. Do të denoncojë vilat e 99-shave të tij, Erion Velia, Ajola Xoxe, Olta Xhaçka etj… etj… Partia Demokratike i thotë z.Rama se e vërteta mund të vonojë por nuk të harron!”, vuri në dukje zëdhënsja e PD-së.