Dekret mbretëror për fëmijën e Kate

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, nuk ka nevojë t'i thyejë rregullat, mëqe ajo i bën vetë ato.
Nëpërmjet një dekreti të posaçëm ka vendosur se nëse William dhe Kate do të kenë një fëmijë, atëherë ai/ajo do të fitojë menjëherë titullin “princ/princeshë. Më rregullat që ishin në fuqi, që nga viti 1917, shkruar nga mbreti George V, fëmija i princit të Ulesit do të merrte vetëm titullin “Zonjë” / “Zotëri” dhe jo “Madhëria e saj apo tij”. Elizabet II, urdhëroi një ndryshim në ndarjen e titullit të Madhërisë Mbretërore. Me këtë vendim, një nga të paktët që sovrani ka fuqinë për të marrë pa u konsultuar me parlamentin, mbretëresha vendosi që "Të gjithë fëmijët e djalit të madh të Princit të Uellsit do të gëzojnë, atributin Madhëri me titullin princ/oprinceshë”. /Indeksonline/