Nominimet për Oscar

Janë shpallur sot në Los Angelos kandidaturat për ceremoninë e 85-të të ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ceremoninë e drejtuan aktorët Seth McFwrleim dhe Emma Stone, të cilët do të drejtojnë gjithashtu mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve.
“Lincoln”, drama e Steven Spielberg dominon në listën e nominimeve për çmimet Oscar për vitin 2013. Drama mori 12 nominime në total, duke lënë pas filmin “”Life of Pi” të regjisorit Ang Lee me 11 nominime. Në kategorinë e filmit më të mirë konkurrojnë filmat “Beast of the Southern Wild”, “Silver Linings Playbook”, “Zero Dark Thirty”, “Lincoln”, “Les Miserables”, Life of Pi”, “Amour”, “Gjango” dhe “Argo”.
Për aktorin më të mirë konkurrojnë Daniel Day Lewis, Denzel Washington, Hugh Jackman, Bradley Cooper dhe Joaquin Phoneix.
Në listën për t’u shpallur aktorja më e mirë protagoniste është Jessica Chastain që luan në filmin “Zero Dark Thirty”, Jennifer Lawrence tek filmi “Silver Linings Playbook”, Emanuelle Riva për rolin e saj në filmin “Amour”, Quvenzhane Wallis tek filmi “Beasts of the Southern Wild” dhe Naomi Watts për rolin e saj në filmin “The Impossible”.
Për kategorinë e regjisorit më të mirë konkurrojnë David o’Russel, Ang Lee, Steven Spielberg, Michael Haneke dhe Benh Zeitlin.
Mes të tjerave është zbuluar edhe lista e filmave kandidatë për fitimin e çmimit “Filmi më i mirë i huaj”, ku konkurojnë të gjithë prodhimet kinematografike botërore jashtë Hollywood-it, ku pretendent kryesor është filmi “Amour”, lista e pretendentëve për filmin e animuar më të mirë, lista e filmit dokumentar më të mirë, kolona zanore më e mirë ku pretendent kryesor është kolona zanore e “Skyfall” e kënduar nga Adele, si dhe lista me pretendentët për cmimet e tjera si aktori (ja) joprotagonistë(e) apo për figurën dhe kostumografinë më të mirë.
Ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Oscar” do të zhvillohet në “Dolby Theater” në Los Anxheles më 24 shkurt. /Indeksonline/