E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Presidentit, opozita kundër votimit të hapur në Kuvend

Maxhoranca dhe opozita shënojnë debatin e parë në Këshillin e Rregullores, pikërisht për anëtarët e dekretuar nga presidenti për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Opozita ka hedhur poshtë projekt-vendimin e propozuar nga deputetët demokratë për të votuar hapur emrat që kreu i shtetit propozon për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Anëtari socialist i Këshillit të Rregullores, Damian Gjiknuri ka theksuar se ky propozim i maxhorancës synon rrëzimin e propozimeve të Presidentit duke kontrolluar nëpërmjet votimit të hapur edhe rrjedhjen e votave.
Ndërkaq opozita ka kontestuar edhe përbërjen e Këshillit të Rregullores , pasi sipas tyre emërimi i anëtarëve të opozites ku janë futur edhe emrat e Kastriot Islamit dhe Shpëtim Idrizit janë bërë pa marrë pëlqimin e PS-së.
Nga ana e saj maxhoranca ka sqaruar se mbledhja e Këshillit të Mandateve është kërkuar pasi një grup deputetësh me datë 28 maj kane depozituar një projektvendim për ndryshim e rregullores dhe gjithçka është konform rregullores së Kuvendit.
Deputetët e maxhorancës kanë paraqitur amendime që synojnë t'i japin një kohë më të gjatë komisionit të ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave të presidentit por edhe ndryshimin e mënyrës së votimit nga një votim i fshehtë në një votim të hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›