E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD-ja shpall vendet vakante për 8 magjistratët

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vënë në dispozicion të 8 magjistratëve të cilët janë kandidatë për gjyqtar 8 vende vakante në disa gjykata të rretheve. Në një vendim të publikuar sot nga KLD-ja theksohet se ky institucion ka vendosur 8 vendet vakante në disa gjykata të rretheve do të vihen në dispozicion të magjistratët të cilët kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2008-2009.
Kështu në në dispozicion të tetë magjistratëve kandidatë për gjyqtarë, të cilët kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2008 - 2009, të jenë:

1.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje 1 vend vakant

2.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë 1 vend vakant

3.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës 1 vend vakant

4.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë 1 vend vakant

5.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë 1 vend vakant

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec 1 vend vakant

7.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet 2 vende vakante

Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se lista me vendet vakante, do t'i dërgohet Shkollës së Magjistraturës, në mënyrë që të diplomuarit të shprehin preferencën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›